Ristevski: Te Tirana për të fituar titullin

redaktor

Kire Ristevski është një nga blerjet e reja të Tiranës në merkaton e dimrit. Maqedonasi që erdhi nga kampionati bullgar nuk e ka eksperiencën e parë në Superiore, pasi ka luajtur më parë dhe me Bylisin e Elbasanin, por bardheblutë janë pa dyshim sfida më e rëndësishme e tij në Superiore për një arsye të vetme, që ai nuk nguron ta bëjë të ditur.

“Tirana ka shumë shanse për të fituar kampionatin, kjo është arsyeja që erdha këtu. Erdha këtu për të luftuar për titullin e për ta fituar titullin”.

Këtë fundjavë Tirana udhëton në Laç, një transfertë e vështirë, ku janë frenuar të gjithë të mëdhenjtë dhe një barazim mund të quhej një rezultat i pranueshëm, për çdo kundërshtar, por jo për Ristevskin e bardheblutë, me maqedonasin që tregohet i drejtpërdrejtë. “Unë nuk e mendoj barazimin, ne shkojmë aty për të fituar”!

Magani e ka aktivizuar kryesisht në të majtë, pozicion që Ristevski e pranon dhe pse ndihet komod në një tjetër pozicion në këtë repart. “Unë luaj në qendër të mbrojtjes, por trajneri më ka vendosur në të majtë dhe unë e respektoj vendimin e tij. Kam luajtur dhe më parë në të majtë, por normalisht preferoj të luaj në qendër”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *