Doli për të peshkuar, gjendet i mbytur në Shkumbin i moshuari

redaktor

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e ditës së djeshme nga disa banorë të fshatit Labinot, buzë lumit Shkumbin. Trupi i pajetë u zbulua rastësisht nga kalimtarët, të cilët më pas njoftuan policinë vendore të Elbasnait. Burime zyrtare nga Komisariati thanë se viktima është identifikuar si Zan Cani, me banim në Labinot-Fushë, ndërsa kishte dalë pasditen e së mërkurës për të gjuajtur peshk buzë lumit, shumë pranë banesës së tij. Por pasi është vonuar dhe nuk është kthyer në banesë, familjarët e 70-vjeçarit kanë denoncuar zhdukjen e tij. Vetëm mëngjesin e djeshëm disa banorë të zonës hasën një trup të pajetë në lumë, kurse nga veprimet në morg u bë identifikimi i viktimës. Policia dyshon se Cani ka rrëshqitur dhe vdekja është aksidentale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *