Jose Mourninho mund të qëndrojë te Chelsea deri në vitin 2019.
Mediat britanike kanë zbuluar se klubi londinez po përgatit rinovimin e kontratës aktuale të portugezit, që skadon në verë të 2017.
Pozicioni aktual i Chelsea-t në krye të Premier League, por edhe ecuria në Champions League, e kanë bindur manjatin rus Roman Abramovic, që t’ia zgjasë edhe për dy vite të tjera kontratën 52-vjecarit, por sigurisht firma në kontratën e re pritet të hidhet në fund të sezonit aktual.
Gjithçka varet nga trofetë që Chelsea do të fitojë në këtë sezon.
Në Premier League, londinezët janë të shkëputur me 7 pikë më shumë se Manchester City dhe me të drejtë konsiderohen favoritë për ta ngritur lart trofeun.
