Vrasja në Shkodër, arrestohet pas tre ditësh i akuzuari

Dita

I dyshuari për  vrasjen e ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, Bledar Pëllumbi, është arrestuar nga policia.  34-vjeçari, banues në lagjen “Tom Kola” që prej 17 shkurtit 2015, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 67-vjeçarit me inicialet N.J. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:40 të mbrëmjes, në një prej rrugicave të lagjes “Mar Lula”.

Mes viktimës dhe autorit të vrasjes ka pasur një zënkë, për motive të dobëta. Ai e ka qëlluar 67-vjeçarin disa herë në pjesën e kokës me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda. Më pas është larguar, duke e lënë  në mes të rrugës, pa ndjenja. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë për ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *