Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot bombën e radhës, që sipas tij dëshmon procesin e montuar politik kundër Ljube Boshkovskit, i arrestuar 1 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011. Në bisedën e publikuar mes drejtorit të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe kryeredaktorit të televizionit Sitell Dragan Pavlloviq Llatas, Mijallkov kërkon që përmes televizioneve të poshtërohet sa më shumë Boshkovski. Në këtë bisedë dëgjohet se si Mijallkov tregon gjithashtu se sa vite do të dënohet Boshkovski, që në ditën e arrestimit. Ta dëgjojmë bisedën e parë.
Pason biseda e plotë Mijallkov-Llatas.
https://www.youtube.com/watch?v=MhWlRfQPgpA
Në bisedën e dytë mes Mijallkovit dhe Llatasit në ditën e zgjedhjeve, Mijallkov në mënyrë indirekte paralajmëron arrestimin e Boshkovskit. Ata flasin me terme fyese edhe për shqiptarët dhe komentojnë se nuk duhet lejuar që të marrin deputet në njësinë zgjedhore numër 3.
https://www.youtube.com/watch?v=nt5XFEkPzQE
Mijallkov i sugjeron Llatasit që në televizionin Sitell të transmeton pamje më poshtëruese nga arrestimi i Boshkovskit pasi sipas tij, televizioni Kanal 5 ka pasur pamje shumë më të mira.
https://www.youtube.com/watch?v=c5G5o9j_rI0
Drejtori i DSK-së Mijallkov, ka folur edhe me pronarin e televizionit Kanal 5 Emil Stojmenov, të cilit i sugjeron gjithashtu se çfarë të transmetojë lidhur me arrestimin e Boshkovskit.
https://www.youtube.com/watch?v=Y4uT7Xq5rgQ
Zaev publikoi incizime të bisedave sipas të cilit pushteti i ka penguar protestuesit nga Prilepi të vijnë në Shkup. Bëhet fjalë për bisedën mes shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer me ministren e brendshme Gordana Jankullovska, tqë cilës i kërkon ti ndalojë 5 autobusë me protestues opozitarë.
https://www.youtube.com/watch?v=YHWqBrPiMdI
Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski merren vesh çfarë të plasojnë në televizionet pro-qeveritare, lidhur me arsyet e arrestimit të Boshkovskit. Jankullovska thotë gjithashtu se do të përzë nga puna të afërmit e Ljube Boshkovskit dhe të opozitës maqedonase.
https://www.youtube.com/watch?v=5sl585the40
Në bisedën e fundit të publikuar sot nga LSDM-ja dëgjohet ministrja Jankullovska duke biseduar me ndihmësin e saj Ivo Kotevski, duke u konsultuar se si të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski në Qendër, gjatë festimit të fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011.
https://www.youtube.com/watch?v=ULjrEwZV57g
