Një nga figurat më të dashura të spektaklit të humorit “Portokalli” është aktori, Gazmend Paja. Në prag të fillimit të sezonit të ri, Gazi, i është futur fuqishëm aktivitetit fizik. Këtë e kuptuam gjatë kësaj jave, kur ai ra pre e objektivit të aparatit të Dita-s duke bërë vrap, i shoqëruar nga disa miq, në kodrat e Liqenit Artificial. I veshur sport dhe i përqendruar në maksimum, Paja, perëndimin e diellit e shijon duke vrapuar. Megjithatë, djaloshi fierak, gjatë këtyre viteve jetë televizive, nuk është shquar si një personazh që do të duket dhe të tregojë gjithçka për jetën e tij. Gazi, të cilin ndryshe e njohin edhe si djalin e aktorit Luftar Paja, tregohet i rezervuar në rrëfimet e tij dhe intervista në media. Madje ai nuk është prezent as në rrjetet sociale, dhe është e rrallë ta shohim në momente vrapi, por ja që nëse nuk i shpërndan Gazi këto foto, jemi ne! Bravo Gaz, vrapi të bën mirë për… zemrën!
