Një zjarr i madh ka përfshirë njërën prej ndërtesave kryesore në Dubai, të njohur si Torch Tower, në orën 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Erërat e forta kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit dhe dëshmitarët kanë treguar se si copat e kësaj ndërtese kanë rënë në ndërtesa të tjera.
Qindra njerëz janë evakuuar dhe një zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe i ka thënë CNN-it se ende nuk raportohet për asnjë të vdekur.
Kjo ndërtesë ka 79 kate dhe është ndër më të mëdhatë në botë.
