Kostoja ekonomike e daljes së Greqisë nga eurozona?

redaktor

Pas fitores së Aleksis Cipras në zgjedhjet greke, vëmendja e ekspertëve dhe investitorëve është e përqendruar në efektet që do të ketë një dalje e mundshme e Greqisë nga zona euro. Disa pasoja janë analizuar edhe nga agjencia e lajmeve AP.

Kostoja për Greqinë

Analistët ekonomikë tëCommerzbank”, banka e dytë më e madhe në Gjermani, vlerësojnë se ekonomia greke mund të tkurret me 10 % në vitin e parë pas daljes së vendit nga eurozona. Në këtë mënyrë monedha zyrtare greke deri më 2002-ën, dhrahmia, do të binte të paktën me 50 % në krahasim me euron ndërkohë që Banka Qendrore do të japë më shumë likuidetit në mënyrë që bankat të vazhdojnë të operojnë. Zhvlerësimi i monedhës së re “do të reduktonte ndjeshëm nivelin e jetesës së grekëve”, parashikojnë analistët e “Commerzbank”. Gjithashtu, analistët thonë se kompanitë greke që i detyrohen para` furnizuesve të tyre me euro nuk do të ishin në gjendje të paguanin faturat dhe do të hynin si pasojë në falimentimin. Përveç kësaj, kompanitë vendase dhe të huaja do të kufizonin investimet në vend për shkak të perspektivës pasigurt ekonomike.

Si rezultat, çmimet e produkteve të importuara si ilaçe, makina dhe naftë do të përjetonin një rritje të ndjeshme. Në një afat më të gjatë, ekspertët thonë se një monedhë e dobët do të ishte për prodhuesit vendas një përparësi të madhe, pasi importet do të ishin më pak të shtrenjta dhe do të rriteshin. Udhëtimi në Greqi do të ishte shumë më i lirë për qytetarët e eurozonës, gjë që mund të rriste kërkesën në hotele dhe restorante.

 

Kostoja për eurozonën

Pasoja kryesore e një dalje të mundshme të Greqisë për vendet e tjera të eurozonës dhe Bashkimit Europian është se, në qoftë se vendi helen arrin me sukses të rimarrë veten në vitet e ardhshme, vendet e tjera mund të ndjekin menjëherë shembullin e tij pasi do të kuptonin se do të ishte më mirë të jenë jashtë saj.

Gjithashtu, një nga frikat kryesore të vendeve të eurozonës është që Greqia të njoftonte se e ka të pamundur të shlyejë kreditë për shkak se humbjet do të shtriheshin tek tatimpaguesit e 18 vendeve të tjera. Vendet, ekonomitë e të cilave janë më të dobëta, do të paguanin më shumë për të marrë para duke qenë se investitorët do të duhet të marrin përsipër rrezikun e një dalje të mundshme dhe zhvlerësimin e pasurisë së tyre kur të kalohet në monedhën e re.

Share This Article
2 Comments
  • Politika merkantiliste e qeverise Gjermane ,
    nuk po varferon vetem partneret e Eurozones ,
    duke i shtrenguar Ne Deflacionin e shtrengimit ,
    POR edhe vete popullin gjerman ,
    duke krijuar pabarazine ndermjet te Pasurve e te Varfere ,
    qe kur u bashkuan Gjermanite [ Deutsche Welle ]
    Sipas studiusave Varferia ne gjermani eshte ne Nivelet me te larta mbas bashkimit 1990.

  • Zero Hedge ,
    komenton bukur per Farsen Greke .
    Ja çfare do te Thoshte ministri i finanzes Gjermane
    Schauble kur THA .

    Nuk do te jete e lehte per qeverine Greke ,
    kur tu thote Votuesve per kete Akord .
    Duke ngelur poshte totalisht ne Fuqine e Troikes .
    Qeveria e Tsipras te Mohoje te gjitha premtimet , qe i beri popullit grek para votimeve ,
    Pra se do te shpenzonte 20 miliard ne favor te ekonomise dhe popullit grek ,
    Perndryshe TROIKA , ja prish akordet poshte bytheve ,
    dhe i perzene nga Eurozona ,
    Dhe i gjithe motivi , dhe sensi i ministrit gjerman ishte :

    Gjermania i ka dhene Litar te bollshem qe greqia te Vetvaresh ………………………………..
    Pastaj Tsipras Mori 4 muaj ,
    qe te shty te laj borxhet , duke marre te tjera borxhe ,
    per te paguar te tjera borxhe , per borxhet e arthshme ……………………………………………….
    Vetem te qendroje ne EURO ?

    iL VERO POTERE ,
    ka Menduar 70 vjete perpara nesh ,
    Trattatet Europiane jane kafshe Juridike ,
    qe munde te dalesh vetem ti Grisesh , Dhe jo te Negoziosh ,
    Galbraith keshilltari ekonomik amerikan i tsipras eshte nje Idiot ,
    Tsipras me mire ti Jape te drejte Zero Hedge . Vetvarje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *