Princi Harry, lidhje me Emma Watson?

Dita

Princi Harry i Britanisë së Madhe po del me aktoren e famshme Emma Watson. Zërat për një lidhje mes tyre qarkullojnë prej disa ditësh, por është revista australiane “Woman’s Day” e cila pohon se mes Princit dhe yllit të filmit “Harry Potter” ka nisur një romancë.

Revista pretendon se Watson dhe Princi Harry janë takuar në një mbrëmje mes miqsh të organizuar nga ky i fundit në Dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ata janë bashkë.

E teksa mediat rozë aludojnë për lidhjen në fjalë, në rrjete sociale, fansat kanë shpërthyer në komente nga më të larmishmet, duke ironizuar faktin se “Hermione lidhet me Harry -n”, duke iu referuar personazheve në filmin “Harry Potter”, ku Watson luan rrolin e Hermione, mikeshës së Harry -t.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *