Ekipi shqiptar i “SV Albania” ka arritur të fitojë ndaj ekipit serb “SC Kaiserebersdorf Serbia” në Vjenë të Austrisë.
Ndeshjen e ndoqën vetëm 800 tifozë të “SV Albania” pasi aq bileta ishin rezervuar, përfundoi me rezultat 1-2 në favor të ekipit shqiptar, i cili kësaj here ishte mysafir në fushën e ekipit serb.
Ndeshja ishte nën vëzhgimin e policisë austriake për të evituar incidentet dhe dhunën.
Ndeshja mes dy ekipeve ishte planifikuar të zhvillohej në nëntor të vitit të kaluar por pas ngjarjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, u vendos të luhej dje.


Brrraaavvvooo!!!
Cfare loje eshte kjo,babington me porta hungareze?