Me kapsolla e fitil eksplozivi, bie në pranga 57-vjeçari

Dita

Bulqizë- Policia e Bulqizës ka arrestuar dje një 57-vjeçar, pasi pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën 80 kapsolla detonatore dhe 130 metra fitil zjarrpërcjellës. I ndaluari është Rustem Hoxha, banues në këtë qytet. Policia sqaroi se të dyshuarit iu kapën edhe një sasi municionesh në fishekë, që i mbante pa leje. Fishekët ishin të llojeve të ndryshme. Policia sqaroi se ka nisur hetimet për Hoxhën, burimin e armatimit dhe veprimtarinë e tij, pasi dyshon për përfshirje në aktivitet kriminal, ose në trafikimin e lëndëve plasëse dhe dosja i kaloi prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *