Pas pezullimit, nis procedimi penal  ndaj nëndrejtorit dhe 2 policëve

Dita

Prokuroria e Korçës nisi procedimin penal në gjendje të lirë për nëndrejtorin e Policisë, Arben Hyseni dhe 2 efektivët Robert Memelli e Koço Miço, që dhunuan qytetarin për një gërvishtje makine. SHKB ka referuar materialet për “tejkalim të kompetencave”, pasi në video shihet se si drejtuesi që qëndron pasiv, ashtu dhe policët, kanë kryer veprime arbitrare. Drejtuesi Tomi Misha përplasi makinën e Hysenit dhe kaq ka mjaftuar që nëndrejtori të kërkojë masa. Por gjatë momentit të shoqërimit për ngjarjen, 2 policët rrahin qytetarin dhe Hyseni ndodhet në makinë pa lëvizur. Mbrëmjen e së premtes Policia e Shtetit pezulloi 2 efektivët, kurse Didi vartësin e tij Hyseni, duke i kaluar për procedim administrativ. E njëjta gjë u bë edhe me efektivët e Policisë së Kavajës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *