Pse Filip Çakuli vendosi “ta bëjë” Berishën për 1 Lek

redaktor

Të larmishme kanë qenë reagimet ndaj padisë që drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli, i cili nuk ka nevojë për prezantim, bëri për shpifje ndaj deputetit Sali Berisha, që fatkeqësisht, gjithashtu nuk ka nevojë për prezantim. Baza e padisë është e thjeshtë, si ato që me qindra janë bërë këto vite kryesisht mes personazhesh të njohur publikë, e në përqindje dërrmuese mes politikanësh të kampeve kundërshtare: Vërtetoji ato që deklarove publikisht, ose gjykata të dënon me pagesën e dëmit që shkaktove, apo të shumës që kërkon pala e dëmtuar.

Padyshim, humori zë vendin e parë në reagimet e njerëzve: Filipi ka kërkuar 1 lek dëmshpërblim nëse gjykata e gjen fajtor Berishën. Në hapësirën virtuale kishte disa interpretime, ca syresh të ngeshme e ca të tjera të hutuara apo të pasqaruara me veten. “Pse Filip, kaq është dëmi që të ka shkaktuar Berisha? Epo atëherë kot që u mundove”, apo “me këtë shumë, del se pothuajse paska patur të drejtë doktori”, apo tjetra, “do t’ja rrënosh ekonominë familjare Saliut” e kështu me rradhë.

Së pari, unë besoj se Filipi e ka vendosur shumën simbolike të vlerës bazë të monedhës shqiptare si dëmshpërblim, për të dhënë mesazhin se po të akuzoi apo më keq, po shpifi për ty Berisha, dëmi është aq i vogël sa nuk llogaritet; mund të thuhet se është njëfarë medaljeje, sepse lumi i akuzologjisë 25 vjeçare të këtij njeriu është vërtetuar kaq shumë e shumë herë si luftë balte që më vonë edhe ai vetë e ka përgënjeshtruar (epo, atë e thashë për politikë – ka deklaruar vetë në disa raste ustai i shpifjes), saqë njeriu i zakonshëm, kur dëgjon një akuzë të Berishës për dikë, instinktivisht mendon për të kundërtën.

Por edhe më shumë se tek ky arsyetim, unë besoj tek e dyta: Filipi ka hedhur një dorashkë simbolike në adresë të gjyqësorit shqiptar, për të parë nëse dikush do ketë kurajën do dënojë Sali Berishën qoftë dhe me 1 lek, por ama të shënohet në analet e drejtësisë se ai është dënuar. Pavarësisht nëse vetë gjyqtari hipotetik mund t’ja marrë 1 lekëshin zyrtarisht fajtorit, dhe t’i japë 100 mijë euro privatisht duke i kërkuar falje.

Mund të duket pra qesharake, por nuk është hiç e tillë. Përkundrazi, është e trishtueshme. Le të dalë një gjykatës që e dënon qoftë edhe me një kokërr orizi dëmshpërblim këtë njeri, pa nami u bëftë: Kjo është katandisja e këtij vendi, e kësaj drejtësie të shkalafitur dhe inekzistente që e kemi anatemuar me mijëra herë. Por jo vetëm e saj.

Në disa intervista, ish truproja i Berishës dhe njohësi në dorë të parë i shumicës së bëmave të tij si president dhe autokrat i këtij vendi për 7-8 vitet e parë të pluralizmit politik, Izet Haxhia, ka renditur me kthjelltësinë dhe qetësinë që ja ka dhuruar distanca nga ky vend dhe realiteti i këtushëm, reflektimi mbi sa ka ngjarë por edhe vitet që rrjedhin, detaje dhe fakte rrënqethëse mbi autorësinë supreme të Berishës në shumë ngjarje të hidhura shqiptare. Vini re: Jo që drejtësia nuk ka bërë asnjë lëvizje për të verifikuar diçka, për të kërkuar sqarime të mëtejshme etj, por as kundërshtarët politikë të tij, që aktualisht janë në shumicë parlamentare dhe në qeverisje të vendit, nuk kanë guxuar (apo s’kanë marrë mundimin?!) t’ja përmendin publikisht. Jo për t’i kërkuar prokurorisë të veprojë (çka premtuan me forcë kur kërkuan votat), por qoftë dhe për konsum politik. Vetëm së fundi deputeti Balla i përmendi atij akuzat e Izet Haxhisë në sallën e Kuvendit.

Parë në këtë prizëm, ja ku fshihet “truku” i padisë së Filip Çakulit. Duhet një gjest njëherësh serioz e ironik “çakulian”, për të shpuar me… hosten ndonjë kreshnik kurajoz në rradhët e gjyqësorit që do ta dënonte Berishën, më saktë, do ta bënte Berishën për 1 lek. Por ndërkaq, qoftë dhe me këtë marifet, nuk besoj se ky trim do të gjendet.

Share This Article
27 Comments
  • Ne se gjendet ndonje gjyqtar qe do marre persiper gjyqin e Berishes,apo me teper ta shpalle ate fasjtor,me siguri duhet te kerkoje AZIL POLITIK neper bote se e mori lumi!!!
    Sali Berisha eshte NENA E KRIMIT ne Shqiperi!!!
    PA NJE REVOLUCION TE PLOTE NE DREJTESI,asgje nuk ka per t’u ndrequr!!!

  • Bravo e forte z.Filip…vetem a do te gjindet nje gjyqtar…i vertete..e me kete kurajo se ahere do te fillojne akuzat e tjera me rradhe..e ne se ka gjyqtare te tille…po do marrin padi te tjera per saliun sa ka shume ne numer…..e ky 1 lekeshi behet i madh…..ne se ndodh e kunderta ..ahere bota ta marre vesh se ku eshte shtrire gjyqsori,nen kembet e zeza te sali serb antishqiptarit….ishalla i afron dita e denimit….do iniciojme nje referendum per shkeljet e tij juridike…e populli ta denopje me masen me te madhe se Fil;ipi …me 1 plumb ballit e kete ta beje Zhozi//….se ajo e din si ja jep..po presim….

  • “…nuk besoj se ky trim do të gjendet” E saktë. Të kërkosh gjyqtarë të vërtetë këtu te ne është si të kërkosh për diamante në Dajt! Nuk gjenden. Një esse e bukur e Alqi Koçikos për piruetat tërë lezet të Filip Çakulit . Kur te “Dita” më thanë se vajti gazetar Alqi Koçiko nuk kisha ndonjë mendim të formuar se ishte ndonjë gazetar me këllqe. Por qysh nê shkrimet e para më pëlqeu. Paskan pasur të drejtë Thano dhe Xhota thashë me vehte. M’u kujtua sot kur po lexoj për Filipin këtë shkrim të Alqit. Ka një ironi të hollë edhe për mazhorancën qeverisëse e cila nuk po ja arrin ta çojë berishën para drejtësisë as për t’a ndëshkuar me gjysmën e asaj që kërkon Filipi ! Për gjysmëlekëshin është fjala! Nderime Autorit! Tani e di mirë çfarë del nga pena e Alqit. Paske pasur të drejtë o Xhevdet Shehu!

  • Gjesti ironik i Filip Cakullit eshte se duke e ditur qe s’ka birr kurve qe e denon kryerimin Berishe ne kete kodosh sistemi ka kerkuar shumen 1 leke pasi ne te kundert do demtonte vehten ,pasi gjyqi eshte i fituar nga kryerimi Berishe .Ndaj duke patur nje mendje te holle Filipit si ngelet gje tjeter veçese te paguaj 1 leke e keto y do ti vere ne dispozicion te Shoqates qe kryeson “Liria”!

    • Ha ha ha “lori”? “Do t’i vërë në dispozicion të shoqatës që kryeson Liria”! Shumë bukur,shpotitëse kjo! Sa zëmërbardhë Filipi? Asnjë gjysëm leku nuk mban në xhep për “shoqatën Liria”! Ha ha ha,nderime!

  • shume mire ja bene berishes tua beje dhe te tjereve. po ne radhe te pare ti beje nje vetgjykim vetvetes qe per kkaq vjet bene nje humor ideollogjik e politik te njeanshem.me mire te ishte deputet se sa humorist

  • Salariu i shpellave ushqehet ne grumbullin e plehrave.Nuk ka leksikolog qe te gjeje ne te gjitha gjuhet e botes aq shume fjale sharese, fyese, shpifese sa ç’ka perdorur ky njeri qe iu shpif ketij vendi pas çdo lufte te jetes e pas çdo kuvendi.Ky eshte nje oaz qe ka mbledhur funderrinat qe ushqehet nga kanalet e ndotura te qelbura nga hedhurinat.Goja e tij e shqyer nxjerr me dhembet e prishur çdo lloj fjale te piste per te vrare kundershtaret e per t’i gervishtur.Ky nuk eshte thjeshte nje medioker,teveqel, eshte nje monster qe mbledh rreth vetes shushkat e shushkaret si zogjte ne tel.Eshte nje fenomen i turpit primitivist qe regtine tek shpellaret ne shpirtin e tyre arrivist, ky eshte kolera e pushtetit, qe ben ndotjen me gazrat dhe i leshon infeksionin miletit qe nga kohet e antikitetit.Ky eshte terroristi qe mbjell friken me helmin, plumbin dhe thiken,ky eshte korrupsionisti qe perdor vrasjen, vjedhjen, seksin, drogen qe ka vene pasuri me klanin e tij, me grua e femije dhe pellet si gomari ne koder duke shastisur njerezit neper TV e gazeta qe nga plaku dhe femija i vogel.Turp te kene ata qe i bejne temena dhe i vijne rrotull dhe nuk e braktisin kete monster!

  • Une mendoje se Berishes po i ngrihet “miti” i trimit ,e i te fortit ,i te pa prekshmit.Te gjithe diktatoret dhe kriminelat bejne si te ” forte”gjere ne momentin e shembjes se “mitit ” te tyre ,pastaj behen si “pula “te rjepura .Denimi i ketije krimineli nuk done njerez te forte ,por done institucione te forta ,gje qe i mungojne Shqiperise Prandaj bejne si gjela Berisha e Tosi si njerez te paprekshem, dhe si dy persona qe mund te bejne gjithcka qe te duan ,sepse Bota rrotullohet rreth tyre ,mendojne keta te papergjejshem.

  • Filipi me kete veprim e ka diskretituar kryekriminelin por ai eshte pa seder ,i ka plas cipa me kohe por siç duket ka lindur i tille dhe nuk e ka per gje.Sa per gjyqtaret edhe ata jane mèsuar me antiligjin e saloviçit dhe u duket kushtetuese.Te presim reformèn e Rames nè tè kundert jemi te pa shprese.

  • per nje lek eshte bere filipi, pasi ky e pranon vete qe nese abuzohet me kete person demi i shkaktuar vlen jo me shume se nje lek,, eshte turp te shohesh se si nje fytyre pa lare qe duket si ushtar i shtetit musliman isis te merret me berishen,, berisha e vendos ne maje te cilit kete fytyre palare

  • Tani na e mbullet fare ne zyre berishen nga turpi.
    Chna bere Filip,chna bere.
    Ps-mos beni me shkrime me teme cha ka thene filipi,se ne chdo shkrim holloet informacioni baze(ajo qe ka thene realisht filipi) dhe mos ju vije chudi kur nga padites te kthehet ne i paditur 😉

  • Po ca thua a mavri ca thua. Filip Cakulli eshte gjobevenes e ti vjen e na e paraqet si ndonje korife te drejtesise ne Shqiperi.

    Berisha i ka palluar te gjithe me radhe, duke nisur nga kryetari juaj zyrtar Rama, duke vijuar me kryetarin tuaj real Ilir Meta por ka palluar dhe ish-kryetarin tuaj ne pension Fatos Nanon.

    Historia e 20 viteve te fundit eshte histori e imponimit te Berishes ne cdo aspekt te politikes shoqeruar me nje media te tredhur, si puna e ketij shkrimi ku Filipi i merr eren e pordhes Berishes ndersa ju i merrni eren e pordhes Filipit.

  • Nuk,e pata ndermend me shkrue ne lidhje me shkrimin e gazetarit,se ai shum mir po shkrun.
    Po,une shkruj se,ky popull e ka humb rrugen ne obor te vetin.
    Mazhoranca eshte impotente dhe e kapur nga krimi,por dhe e kapur nga friga,se i ka hy friga ne palc,ashtu siq i ka hy dhe popullit friga nga bandat e sali serbit.
    Me,keqardhje ky popull me 23,qershor 2013,i besoi rames dhe socialistve se,dota luftoi krimin dhe korupcionin,dhe te koruptuarit dhe vrasesit e gerdecit dhe 21,janarit doti nxjer para drejtsis por ja ku jemi shkurti i 2015,dhe nuk u denue askush nga kupola e krimit dhe korupciont te sali serbit dhe njerzve te tij,ministra,zavendsministra drejtor e kshtu me radhe.
    Pra,ju or popull dhe komentus ju duhet te coheni ne kembe,si nji trup dhe ti nxeni te gjithe te gjall,ashtu sic,u tubuat ne vitin e mmrapshte 1990-1991,kur rzuat bustet e enverit,dhe kur dashtet te hyni tek blloku,por mir qe nuk hyjet,por tani po ju them te hyni tek blliku i sali serbit,shqup,dhe tek zyra e tij luksuze,dhe te terheqni zvar te gjall,edhe pse enverin e terhoqet ne bronx,kete qen dhe tradhtar duhet te gjall,dhe po ta beni kete,ka fitue populli ju dhe shqipria.Po,nese ju nuk e bejni dote mos e pritni se e bene qeveria,se nuk e bene dote,nuk ka kellqe dhe koce,sepse gjygjsori,prokurori,kld,i ka nen kontroll sali serbi dhe udba e serbis,dhe qeveria nuk e bene dote,kete e tregoi ministria e ushtris,a mos u denue imami,jo a mos u denua kulici,apo burgaj jo,pra nji diell qe shifet,nuk mujsh me i than,eshte i vrereret.

  • Sikur rumunet te kishin ndjekur proceset albanese te drejtesise,cifti Caushesku do te kishte mbreteruar duke ju imponuar atij populli me paprekshmerine legjislative,sepse te gjithe i kishte emeruar diktatori.Ata perdoren rrugen e shkurter,ate rruge qe kishte perdorur vete diktatori.Berisha mund te denohet me rrugen qe ka denuar,asgjesuar,zhdukur viktimat e tij.

  • Jam i sigurt se Filipi do ta humbase gjyqin. Shuma qe i kerkon eshte tmerresisht e madhe, dhe nuk e hane gjyqtaret qe ta fitoje gjyqin Filipi. Por Filipi te kete kujdes nga…. posterat e grisur.

  • Dikur kam patur besim se kry krimineli berishoviq do denohej sidomos pas 23 qershorit me 84 votat cudiberese……Por nenshkrimi dhe nenshtrimi i Edi Rames para nderkombetareve kur pranoi dekkriminalizmin e parlamentit dhe mos perdorjen e fuqise se 84 votave pa lejen e PD ishte me shume se tradhetite e esat pashe toptanit sepse ai shurroi mbi nje miljon votuesit e 23 qeshorit dhe mijra familjeve te veshuar me te zeza.

    Pra ky veprim i nderkombetareve edhe pse i kemi miq (miq per fiq) eshte me i rende se nje pushtim klasik sepse asnje fuqi ne bote nuk ka te drejte te dhunoje verdiktin e popullit.

    Nuk harxhoj kohen te komentoj kete pacavure te Filipit por dhe te alqi kacikos.se jane jo me shume se 20-30 gazetare-politikane -biznesmene si puna e ketij Filipit qe ju shpeton shurra nga frika e Sali qenit se ai i di kleckat e tyre dhe i ka ne dore..prandaj gerricen keshtu me keto idiotizma.Thjesht keto 20-30 gazetare-anal-ista jane plehu mbi te cilet ka lulezuar devili berishe dhe devili lul.

  • Diten qe do ti jepet urdheri i arrestit sali berishes do te jete dite e ”shenuar per SHqiperine,kurse sali berishes ka per ti rene hart atak dhe nuk ka per tu gjukuar ,sepse ai eshte nji njeri ”frikacak dhe i pabese”.Atehere do duket trimeria e sali berishes sepse tani ai shin se ka nji tufe me ”lepuj”ne parlament.

  • Lexova komentet e mesiperme dhe jam i te njejtit mendim me “We people”. UNE dhe 1 milion shqiptare qe i dhame voten PS me 23 Qershor, kishim shpresen e madhe se me ne fund ky koalicion perfundimisht do ta arrestonte dhe dergonte prapa hekurave SRB-ne, por shpejt per afro 2 vite, po bindemi plotesisht se kjo aleance PS-LSI, nuk do, se nuk mundet qe ta shpjere pas hekurave SRB-ne, po pse do thoni ju !?, po u bene 25 vjet demokraaci, qe po na tregon me fakte, se krimineli SRB ka bere cfare ka dashur me kete popull, ka vrare, ka prere, ka rrahur, ka vjedhur, ka shitur pjese te vatanit, dhe perseri tani pas gjithe ketyre krimeve cirret ne parlament si gjeli ne maje te plehut, dhe kjo e ka nje arsye te forte, te gjithe te tjeret, Rama, Nano, Imami, jane si puna e qenit te rrahur per se vogli, nuk kane takat dhe kellqe qe ti ngrihen te zotit. Per mua, tek neve ne shqiperi, perfundimisht eshte instaluar diktatura Saliberishovicjane, pra 1milion votat dhe 84 deputetet e koalicionit jane vetem nje garniture e kesaj diktature. Nuk harrohet kollaj huri qe i ka dhene SRB se vogli….

  • Shume komentatore te siperm thone s’do gjende burre qe te ndeshkoje Berishovicin per
    krimet e tij ….! Une them se …..” Dhe vjen nje dite….!!! E them kete sepse kam parasysh
    Enverin ! A mendonin shumica e shqiptareve se do ” vinte nje dite ……! Po ja qe erdhi…!
    Enverin e terhoqen zvarre te vdekur , ndersa Saliun ….. ” Dhe vjen nje dite ” do ta terheqin
    zvarre te gjalle , ku do ja shperndajne zorret ne sheshin Skenderbeu sepse deri atehere do
    pastrojne sheshin nga pocaqite e Lulushkes , Oh , me falni desha te them nickname-n e tij
    ”PENISI ” !!! O TEMPORA O MORES!!!!! QUO VADIS ???

  • Jo pushtetaret ! Po rruga do ta coje ne ” gijotine,, Vicidolasin !!!! Pushtetaret e sotem
    e kane tradhetuar voten e 1 milion shqiptareve , idem sic po ben tash greku Tsiras qe
    deri dje u premetoi grekeve ”lugen e florinjte” dhe sot e ka tkurrur bythen perballe pre-
    sionit te europianeve …. BE ia tha qarte ”trimoshit ” grek : ” shko ne te s’emes por borxhet
    duhet t’ja lashe Europes ”…….!!!!!

  • Ironi therese e spikatur e bere nga Filip Cakuli ,por mbetet per shpjegim : Eshte nje lek , i ri apo i vjeter, eshte nje euro, eshte nje lek , ne lule te ballit , apo…. Siç duket : PER SALINE , DITE TE KEQIJA , PASKETAJ VIJNE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *