Nishani nuk bën dot pa nishanë!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Nga V.Duka

 

Me respekt për intelektualin e shquar Visar Zhiti, që jep leksione demokracie edhe vetëm me faktin se dikush nga lartësia e pushtetit kërkon t’i mohojë vlerat e tij poliedrike.

Por, në një farë mënyre “falënderoj” edhe zotin Nishani, se më krijoi mundësinë të njihem me jetën dhe veprimtarinë e një intelektuali të shquar për vendin tonë, shembulli i të cilit me siguri do të jetë frymëzim për shumë të rinj në veprimtarinë e tyre jetësore, dhe në të njëjtën kohë të marr guximin dhe t’i them Presidentit: lëri justifikimet nëpër gazeta e mediat televizive të argumentuara me sofizma banale dhe anuloni dekretin, se në këtë mënyrë do të ndihmoni veten tuaj duke mënjanuar një prej hijeve me të cilat kini veshur personalitetin tuaj ose të paktën bisedoni me z.Rama dhe emërojeni në një detyrë akoma më të rëndësishme, sepse Shqipëria ka nevojë për veprimtaritë e intelektualëve si z.Visar Zhiti.

Me respekt për lexuesin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *