Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka treguar se shqiptarët në këtë shtet janë integruar në të gjitha fushat e shoqërisë australiane.
Ai ka thënë se shqiptarët përpos që kanë zënë pozita në mjekësi, universitete e gjykata, kanë mbërritur edhe të jenë udhëheqës qyteti.
“Jam shumë krenarë me punën e shqiptarëve në Australi. Kam takuar njerëz mjaftë të suksesshëm, profesorë universiteti, mjekë, juristë, gjykatës, madje, edhe një kryetar qyteti. Është një arritur shumë e mirë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë për radion SBC, raporton Gazeta Express.
“E thash këtë para gjithë ambasadorëve sepse nuk isha i sigurt se të gjithë ishin në dijeni për këtë nivel integrimi dhe zhvillimi të shqiptarëve këtu. E falënderova edhe Qeverinë e Australisë për mundësitë që ka krijuar për shqiptarët kah do që vijnë”, ka shtuar ai.
Kiçmari, i cili është Ambasador jo rezident edhe në Zelandë të Re, ka thënë se edhe në këtë shtet shqiptarët kanë arritur të integrohen në fushat kryesore të këtij shteti.

Hajde gazetar, hajde! Emri i atij që del në titull nuk thuhet gjëkundi.
eshte artikulli me i dobet qe kam lexuar te gazeta dita
kaq sekret eshte te thuhet emri i ketij “udheheqsi shqiptar” qe po drejton nje qytet pa emer ne australi.
ka nje gabim te madh te ketij ambasadori qe nga nje ane thote qe shqipfolsit e australise jane integruar me sukses ne kete vend por nga ana tjeter nuk duhet te harroje qe keto mujat e fundit 52 mije kosovare kane marre pasaporte serbe dhe mbi 100 kosovare kane braktisur kosoven
nqs do kishte ndonje lajm qe disapora shqiptare ne australi dhe ky Kocimari do kisin bashpunuar me ndonje biznes ose dege te qeverise per ndonje sipermarrje ne kosove ose thithje te nje krahu pune qofte dhe 10-15 veta do kishte ndonje pershendetje
por keto artikuj vecse krijojne zhgenjim dhe mesojme qe kosova paska nje ambasdor ne australi qe duhet jete dipllomati me kot ne bote
Aman o zoti Sabri ..nqs nuk e ke sekret na thuaj emrin e qytetit dhe udheheqsine saj THANKS
Po emer ka ky shqiptari apo eshte ANONIM???
Si mund te besh lajme per nje njeri kaq te sukseseshem dhe nuk tregon emrin???
Lajme te tilla po bej une per gjithe boten!
Po cfare rendesie ka emri ne kete pike… ja te themi qe e ka Hasan Hyseni …
Qellimi i artikullit eshte integrimi dhe zhvillimi i shqiptareve ne Australi…mos u beni me Pape se Papa dhe ju…
Shqiptaret nuk nuk jane integruar akoma ne Shqiperi
apo Kosove…na cate trapin me sukseset e leshit neper bote…Ne Kosove pa ja mbathin perdite e nuk ka turp me te madh per ne qe akoma jetojme ne mjerim…ju na cani trapin me sukseset ne Australi…Australia ka shtet me shtetare sherbetote te vendit jo hajna e shkaterrues te vendit si ne Kosove… Turp po ju largohet populli perdite.
Kam 25vjet qe jetoj ne Australi. Eshte e vertete qe ka shqipetar qe punojne ne shendetsi dhe ne drejtesi, por me vjen keq per ju gazeta DITA qe jepni lajme si ky ………….. .To cheap
Émrat si dikur Jane anonim kur behet fjale per’armiqte ‘e popullit!jemi bijte e partizaneve ,apo jo?
Nuk do tregojme arritjet e armiqeve !