Ajala në Konventën e PS: Gëzimi po vjen, PS gati për të fituar

anazapta

Partia Socialiste po mban për të dytën ditë radhazi Konventën Kombëtare, ku po diskutohet mbi programin qeverisës pas marrjes së mandatit në 23 qershor. Në konventë është i pranishëm edhe sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala. Në fjalën e tij, ajal u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucione të shëndosha.  “Vlerat e socializmit na çojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike, ndaj vlerat e socialdemokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistët në botë.  Në fakt doja t’ju thosha se lufta e socialistëve shqiptarë është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. Doja t’ju thosha dy gjëra të rëndësishme:
1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vende të botës ka pasur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe.
Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin.
Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka pasur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi pasur zhvillimin tek ato qeveri që kanë pasur në drejtim parti sociale që kanë pasur në thelb ato që thatë dhe ju sot. Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Shqipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucione të shëndosha, dhe që t’i japë llogari çdo ditë qytetarëve të saj dhe t’i japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo çfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme dhe gëzimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *