Ndryshon VKM-ja e korrikut 2013: Rikthehet trajtimi për FA i hequr nga qeveria Berisha

redaktor

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shpjeguar vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për disa ndryshime në Vendimin nr. 668, datë 7.8.2013 të KM “Për trajtimin me ushqim të ushtarakëve të FA të RSH”.

Kodheli tha se qeveria ka rikthyer trajtimin me ushqim për personelin e Forcave të armatosura, i cili u hoq nga qeveria e mëparshme.

Korriku i vitit 2013, theksoi ajo, e gjeti Forcën e Armatosur me një vendim, i cili dëmtonte cilësinë e jetës dhe të punës, por edhe dinjitetin e ushtarakëve. Një vendim i marrë me synimin për të mbushur gropat e errëta të buxhetit të mbrojtjes duke hequr trajtimin me ushqim të ushtarakëve. VKM e korrikut të vitit 2013 në pjesën më të madhe të tij ka qenë e pazbatueshme. Qeveria e shkuar jo vetëm që u hoqi ushqimin një pjesë të Forcave të Armatosura, por edhe aty ku e lanë e bënë të pazbatueshëm. Qeveria aktuale ka menduar ta zgjidhë këtë pjesë duke bërë kompensimin në lekë aty ku është e pazbatueshme”,  – tha ministrja.

Ajo shtoi se ky është hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm që do i bëhet efektivëve të Forcave të Armatosura.

Për të gjithë ata që këtë të drejtë e kanë pasur, por nuk e kanë ushtruar do ta marrin në formë monetare, por ndërkohë do të marrin një asistencë të tillë, një sasi parash dhe të gjithë ata, që jo domosdoshmërisht shkojnë në stërvitje apo janë roje, sepse unë mendoj që edhe dikush që është në shtab dhe nuk është në stërvitje, duhet të konsiderohet pjesë e një trupe, që është kjo trupë që jemi të gjithë bashkë. Ne menduam që t’i bënim një propozim qeverisë, të cilin qeveria e kaloi javën që shkoi, ku duke filluar që nga pagesat më të ulëta shpërblimi do të jetë pak më i madh dhe tek pagesat më të larta shpërblimi do të jetë më i vogël”, tha Kodheli.

Qeveria ka premtuar të marrë edhe një vendim për legalizimin e të gjithë ish-ndërtesave ushtarake të kthyera në banesa në vite, por të pa legalizuara, të pa vendosura brenda ligjeve të shtetit, pa certifikata pronësie ku jetojnë 375 familje ushtarakësh aktivë ose jo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *