4 Oscar si filmi më i mirë, regjia më e mirë, skenografia origjinale me e mirë dhe fotografia më e mirë shkuan mbrëmë për Alejandro González Iñárritu (në foto) për filmin Birdman me protagonist Michael Keaton.
Zhgënjim për American Sniper dhe Boyhood që prisnin shumë.
Alejandro González Iñárritu ka shënuar kështu një triumf personal në edicionin e 87-të të çmimeve Oscar – raporton DITA.
“Kam veshur të brendshmet e Michael Keaton, më sollën fat, – bëri shaka regjisori meksikan.
Batuta e aktorit Sean Penn do mbahet mend gjatë:
“Kush ia ka dhënë Green Card-in këtij bastardi? – tha ai me të qeshur për fituesin meksikan.
U premiua me një statuetë të artë si aktorja më e mirë Julianne Moore për Still Alice në rolin e një gruaje me Alzheimer .
Batuta e saj me Oscar në dorë:
“Kam lexuar në një artikull që kush fiton një Oscar jeton 5 vjet më shumë. Shpresoj të jetë e vërtetë sepse burri im është më i ri se unë”
Aktori më i mirë u shpall Eddie Redmayne për interpretimin e tij në ‘The Theory of Everything’, ku luan rolin e fizikantit Stephen Hawking / DITA
**************
LISTA E FITUESVE
Filmi më i mirë – Birdman
Regjisori më i mirë – Alejandro G. Iñárritu (Birdman)
Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktorja më e mirë – Julianne Moore (Still Alice)
Aktori më i mirë joprotagonist – JK Simmons (Whiplash)
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Patricia Arquette (Boyhood)
Kinematografia më e mirë – Birdman (Emmanuel Lubezki)
Filmi i huaj më i mirë – Ida
Skenari më i mirë i përshtatur – The Imitation Game
Skenari më i mirë origjinal – Birdman
Make-Up-i më i mirë – The Grand Budapest Hotel
Kolona zanore më e mirë – ‘Glory’ (Selma)
Filmi i animuar më i mirë – Big Hero 6
Efektet më të mira vizuale – Interstellar
Kostumografia më e mirë – The Grand Budapest Hotel






























Po Bleona ??????Te kojsha Oskarin.