TELEBINGO SHQIPTARE / Peugeot 107 në Librazhd, çmimi i madh 1.851,000 lekë në Vlorë

redaktor

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18269 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 286 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1940 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre

Për të tretën javë radhazi në Telebingo shqiptare fitohet makina “Pezho 107”. Ka mjaftuar blerja e një bilete, si dhe vëmendja e duhur në telefonatën surprizë të bërë nga Telebingo, që Kimetja nga qyteti i Librazhdit të jetë fatlumja e makinës. Por, surprizat për të nuk janë ndalur me kaq, pasi në zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës Kimetja ka siguruar edhe shumën prej 60,000 lekësh, shumë kjo e fshehur në dy zarfet e mbetura.

Fati u ka buzëqeshur më së miri edhe lojtarëve të tjerë të përzgjedhur si fitues në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fitues të radhës Nikolinin në kryeqytet, ku me zarfet e mbajtura në fund të lojës telefonike ka fituar 50,000 lekë. Loja është zhvendosur me tej në qytetin e Gjirokastrës, duke përzgjedhur si fitues Theofan Dukën. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ai ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 50,000 lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe familjes Kamberaj në Fier. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës kjo familje është shpallur fituese e shumës prej 70,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fitues është shpallur Rei Bushati në kryeqytet.

Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur Rei ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.

Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1.851,000 lekëve ka zgjeruar edhe më tej hartën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh kësaj here shkon në qytetin e Vlorës, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18269 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 286 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1940 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

 

10

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *