Në mënyrë të beftë mesditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, lajmëroi dorëheqjen nga posti nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Socialiste.
Sipas tij, largimi i parakohshëm nga drejtimi i qytetit liqenor vjen për t’i hapur rrugën zgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e ardhshme vendore të 21 qershorit.
“Zgjodha këtë ditë për t’ju thënë të gjithëve se unë do t’i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama.
Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.
Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar”, tha Shkëmbi, i cili njëkohësisht është treguar i kujdesshëm që të falënderojë edhe forcën e tij politike që e kandidoi për tre mandate.
Në fund të detyrës së tij si Kryetar i Bashkisë së Pogradecit, Shkëmbi dha një mesazh të fortë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore, ku flitet se shumë kryetarë aktualë bashkish nuk do të mund të rikandidojnë më.
“Jo vetëm s’kemi lindur për t’u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t’ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t’i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje“, u shpreh kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi.
Shkëmbi ka uruar më tej kryeministrin Edi Rama.
Për demokratët largimi i Shkëmbit ka ardhur si shkak i abuzimeve të tij dhe dosjes që ka në prokurori për disa tendera.
Pak javë më parë, Shkëmbi ishte shprehur se nuk do të rikandidonte edhe sikur t’ia kërkonte Partia Socialiste, ndërsa dhe atëherë demokratët thanë se kreu i Bashkisë Pogradec e bën këtë deklaratë sepse ka frikën e përsëritjes së rastit Gjika.
Mazhoranca pritet të përcaktojnë brenda kësaj jave formulën me të cilën do të përballen në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Mësohet se paraprakisht ndarja e njësive vendore do të jetë 2/3 do të kandidojnë emra të përzgjedhur nga Partia Socialiste, ndërsa në 1/3 e tyre do të kandidojnë përfaqësues të zgjedhur nga LSI, PBDNJ apo parti të tjera që do të përfshihen në koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste.
Midis bashkive që do t’i lihen LSI-së, pritet të jetë edhe Pogradeci.

Bravo ! Nuk jeni te perjetshem ne pozite ! Jo me kot me pare quhej qarkullim kuadri e duhet bere. Nuk ke se cfar sjell me tere . I riu eshte me energji te reja! Edhe nje here respekte! Kete shembull ta ndjekin edhe te tjere qe kane 2-3 apo 4 ligjislatura .
Bravo! Tani te njejten gje e presim nga Sejdini,Gjika,Dako dhe Bafjtar hajduti…
Urojme qe partia ta marri parasysh kete autokritiken …ose doreheqjen tende .
e domosdoshme ngelet qe vete kr i paemeruar i partise socialtritoliste te na …
hiqet sysh . sa me shpejt ta kuptoje kete ,aq me te limituara do jene demet .
do hyje dhe ne histori ,i pari udheheqes qe jep doreheqjen ..se e ka merak te leri nam ai
ops te leri histori doja te thoja [se ka lene pak ne fakt 😛
Gjest qe duhet pershendetur nga te gjitha anet Bipartizan.Tregon Civilizin dhe pergjegjshmeri.Askush nuk duhet te plaket i salduar mbas karriges.
Jam kurioz te di kush eshte regjizori dhe skenaristi i kesaj komedise se doreheqjes se kryebashkiakut Shkembi:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/02/23/misteret-e-dor%C3%ABheqjes-s%C3%AB-kryebashkiakut-t%C3%AB-pogradecit-4-muaj-para-zgjedhjeve#.VOtB0S6LU-A
U ngopen me keta “atdhetaret” qe dorehiqen per te miren e qytetareve pasi kane vjedhur e bere kerdine me leje e me ndertime.
Perse ky zoteria i shpetoi gjykates ndersa Gjikes iu qepen nga pas?
Neqoftese nje kryetar bashkie ka punuar me pergjegjesi e ndershmeri qytetare per tre mandate, bejeni minister, aty mos e leni se konsumohet. Deri tani vetem shembull te keq kemi. Para dy- tre viteve, publiçistja italiane Daçia Maraini shkruante: ” U dashurova me Durresin kur e pashe per here te pare ne fillim te viteve ’90, ndersa tani qava”. Ne nuk qajme. As nuk qeshim. Vetem heshtim. Heshtim se Durresin e Vloren e degraduan bashkiaket e majte, tanet. Heshtja eshte konsensusi i qytetar ne zona e teritore ku ushtron pushtetin e saj mafia: kamorra, ndrageta e cosa nostra. Kjo pervoje e trishtoi shkrimtaren Maraini, e trishtoi dhe fakti qe vetem ne e dime, ndersa per ate ngelet jashte pervojes dhe eksperiencave italiane: si ka mundesi qe per 10-15 vjet antikultura te behet e pushtetshme instituticionale? (ne itali eshte infiltruaese ne strukturat dhe jo institucionale). Mero Baze i aludon per bejlere. Asgje. Me shume ka thene Kadare ne ate sistem, – “pashallare” .
Hahah cfare loje e peshtire. Kete duhet ta arrestojne menjehere per krimet qe i ka bere Pogradecit kurse tani na del si babaxhan qe le mandatin. Kriminel. Vala e zemerimit po ngrihet, por do perfundoni si Caushesku.
DO KETE PASUR “LINDJE” TE VESHTIRE
Ju kujtohet filmi duel i heshtur ku kapteri thot:Komisari ishte loja.
e beri doreheqjen kryetari i bashkise Pogradecit po po cfare lajmi. po ky do futet ne burg se ka ba kerdine me ndertimet ne qytet, nuk ka lene lulishte pa ndertuar, ka benjamin fatmir xhafen, mandatin e fundit kishte filluar me klering fushaten 100 vota nje hyrje…. respekte yp xhixhi, kld, ilkdp prokuroria ku jane flejne gjume, te hetohet se ka blere prona ne gjermani dhe austri.
@shpendi! Lotet e zonjes italiane jane fjale, ndersa “heshtja” eshte edhe lote. Ndryshe nga ti, une ne “heshtjen” shoh edhe lote; lote te mundurish, lote te pafuqishmish, te cilet jeta i ka prere ne bese, i ka zene gafil e i ka hedhe ne nje udhekryq pa shteg. E shoh qe te dridhet dora kur permend fjalen mafje dhe e hedh kete fjale andej nga Italia. Ke te drejte. Nuk mund te jeshe Roberto Saviano. Fundja, Savianon e mori ne mbrojtie shteti, por ti kush do te marre ne mbrojtie?! Po te vij pak ne ndihme: 1) Mafia nuk ka flamur politik. Flamuri (politik) i tyre eshte lumi i te ardhurave qe rrjedh nga korruptimi i politikaneve te majte, te djathte, komuniste, apo nazifashiste, e megjithate i perbuzin ata per faktin se shesin vetveten nen petkun e politikes. Jane me etike se politikanet e korruptuar dhe nuk i pranojne si anetare te strukturave te tyre. Per rastin e vlores, Durresit, Fullanit, Pogradecit, politika ka ulur flamuret dhe u ka dale ne mbrojtie njezeshem. Pra korrupsioni, ashtu si mafja , nuk ka flamur. Flamuret jane per te na bere ne qe ti gelltisim. 2) Antiligji eshte miniera e arit e mafjes dhe shkon ne kundra peshe me te ardhurat e shoqerise ne rruge te ligjeshme. Te ne ndodh ndryshe; Veprimet e kundraligjeshme mbeshteten me ligj. “E ka me leje nga Bashkia pallatin, çirret Sali Berisha”, anipse leja eshte dhene ne kundershtim me ligjin. Kesisojt, ndrysh nga Italia, ne korrupsionin e mbeshtesim me ligj. Rama prishi pallate (aty ku kishte projekte te tija) por nuk “gervishti” mendesine dhe kulturen mafioze, e cila, krejtesisht ndryshe nga kultura mafiose italiane, kjo e jona eshte me vule pushteti.