Ersekë, bie në humnerë furgoni, një i vdekur, një i plagosur

anazapta

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Ersekë-Leskovik.

Një furgon ka rënë në greminë, si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i furgonit Bujar Ajazi 58 vjeç dhe është plagosur pasagjeri Ervis Lako.

Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Korçës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *