Pavarësi nga qeveria, Meta detyra për deputetët

Dita

Legjislativi kërkon më shumë pavarësi financiare nga ekzekutivi. Në një plan veprimi që mban firmën e Ilir Metës të shpërndarë për komisionet dhe ku ndahen detyrat për deputetët për vitin 2015 theksohet pikërisht kjo gjë. Madje propozohet dhe rishikimi i Kushtetutës për të futur një nen të veçantë për buxhetin e Parlamentit. Ose hartimi i një ligji të posacëm për ta bërë këtë buxhet më të pavarur nga qeveria si dhe ndryshimi i Rregullores së Kuvendit.

“Të shtohet një nen në Kushtetutë për buxhetin e Kuvendit në të njëjtën mënyrë siç është parashikuar për buxhetin e Avokatit të Popullit (neni 60) ose gjykatat (neni 144). Mund të miratohet gjithashtu një ligj i veçantë mbi buxhetin e Kuvendit, i cili parashikon hartimin dhe zbatimin e buxhetit të Kuvendit në mënyrë më të pavarur nga Qeveria. Për të përmbushur kërkesat e një Kuvendi të pavarur financiarisht, duhet të shtohen nene të reja në Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në Planin e Veprimit, raporton “AS”.

Problematikat në progres raportin e 2014-s për Kuvendin e Shqipërisë, ku i kërkohet të jetë më transparent në hartimi e ligjeve, të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore dhe të forcojë monitorimin ndaj institucioneve të tjera, kanë detyruar kryeparlamentarin Meta të hartojë këtë  plan të ri pune. Në bazë të tij ndahen detyrat për secilin komision në mënyrë që në progres-raportin e ardhshëm, parlamentit të mos i tërhiqet më veshi. Për këtë arsye kërkohet dhe fuqizimi i rolit monitorues ndaj qeverisë.

“As rregullsia dhe as shpeshtësia e marrjes së informacionit të përditësuar nga qeveria nuk është në nivel të kënaqshëm”, vijon Plani.

Ndër detyrat e ndara për 2015-n është dhe zbatimi i vendimeev të Gjykatës Kushtetuese, kryesisht për komisionet hetimore, pikë kryesore kjo e marrëveshjes që riktheu opozitën në Kuvend.

“Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me qëllimin dhe kufizimet e kontrollit parlamentar nëpërmjet komisioneve hetimore duhet të zbatohet plotësisht nga Parlamenti. Vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen pa vonesa të panevojshme”, thuhet në dokument.

Meta u kërkon deputetëve më tepër vëmendje ndaj raportimeve të institucioneve të pavarura dhe të mos neglizhojnë rekomandimet e tyre si në rastin e Avokatit të Popullit apo KLSH. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti Kuvendi do të hapë 24 zyra në qarqet e vendit për deputetët, pas vërejtjeve të Brukselit se këta të fundit kanë kontakte të kufizuara me zonat e tyre elektorale.

Share This Article
9 Comments
  • ORE KJO JU PENGON JUVE ZOTRINJE DEPUTET PER TE BERE LIGJE TE MIRA QE TE KENE JETEGJATESI MBI30 VJET.MENDJA VETEM TE BUXHETI TEK PARAT .MENDONI BSE ME BUXHET TE PAMVARUR DO BENI SI BANKA SHTETIT RROGAT E DEPUTETVE DO I VENDOSE VETE PA EKZEKUTIVIN.KESAJ I THONE KUME DJEG E KU ME KRUAN.SHIKONI MOR TUTKUN SE POPULLI DO PUNE E DO TE HAJE .SHKATRRUAT GJITHE VEPRAT NDERTIMORE BTE HOXHES QE PO TE ISHIN SOT DO PUNONIN ME MALLIN E POROSITSIT E ME STANDARTE,DO RRITEJ KU E KU MIRQENIA E POPULLIT .
    BARDI

  • ku do te ndergjegjesohen ai popull budalla qe nuk ju ka ngelur gje mas shpirtit nga keto banda qe e kan varrosur ate vend dhe ate cope milet se popull eshte fjale qe nuk e meritojme keto banda nga pushteti shporren vetem me plumbin ballit se sa per vot ju rruajm bythen se vet i numrojne dhe vet i vulosin dhe jua legjitimojne strukturat nderkombetare

  • Zoti Ilir Meta!
    Gjate fushates elektorale ti ke premtuar se do te mbroje te drejtat e ish USHTARAKEVE per pensione !
    Keni 2 vjet ne pushtet dhe nuk keni bere ASGJE!ASGJE!ASGJE!ASGJE!ASGJE!
    Pse nuk e shfuqizoni Aktin Normativ nr.5/2010 ANTI KUSHTETUES kur edhe Gjykata Kushtetuese me Vendimin e Saj nr.33/2010 ka bere interpretimin e drejte te nenit nr.29 te ligjit 10142.2009,qe rillogaritja e pensioneve te ushtarakeve ne asnje rast te mos behet ne ulje te DREJTAVE te fituara me pare me ligj!
    CFARE PRISNI ME JU si LEGJISLATIVI ashtu edhe QEVERIA qe ta SHFUQIZONI brenda dites kete Akt Normatin KRIMINAL,qe jo vetem na ka ulur pensionet 50%,por qe nga 2009-ta e ne vazhdim na ka shpallur edhe DEBITORE???
    Jetojme ne shtet DEMOKRATIK apo shtet FASHIST!!!
    Per vete kerkoni THELE MBI BISHT,zoti Meta,ndersa per ne ish ushtaraket as ju shkon gje ne mendje vetem kur afrohen zgjedhjet!!
    JEMI TE ZHGENJYET DERI NE URREJTJE ndaj jush dhe EDI RAMES!!
    HARRAM I PACI VOTAT TONA!!!

  • Personalishte nuk me pelqen fere kjo perpjekeje e Ilir Metes,ku per dreq perseri del me ligje qe flet per leket sikur ky te kete mizen ne kesule.Ndarja e buxhetit te parlamentit nga qeveria me duket sikur ky Iliri te kete qene artiljer dhe te kete pasur vetem kalibra me larg hedhje te madhe.Justifikimi shume i percipte sikur ky koqe parlament nuk paska pune tjeter por do te fusin ne juridiksion edhe buxhetin,mire ja ben merre dhe do te shikojme ku do te qendroshe.
    Pasurohu,pasurohu,pasurohu po ku do ti çoni more babezi dhe si ju duket vetja para nje populli qe nuk ka brek ne bythe dhe dhalle ne sofer,qofshi ju qe ini dhe kurre mos paçi shoke.

  • Po shihni shihni,per mungese budxheti nuk na paska punuar ky Par lament sikur parlamentaret tjere ne bote!po a e din sa eshte différends e rroges tuaj me rrogen minimal ne shqiperi? A jeni fytyren me kerkuar ma shume kur paguheni e nuk punoni?nuk jeni ne Parlament per ligjet per ne po jeni neper kaffe per trafiqet e juaja!
    Jeni turpi i 100 vjeteve te parlamentit shqiptar,i cili kur nuk ka pas ur njerezet ma te poster se ju aty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *