Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është rikthyer sërish të kaluarës së tij duke deklaruar se nuk ka asgjë që të fshehë. Mustafa është një nga më të kritikuarit nga akademiku Rexhep Qosja lidhur me rolin e tij gjatë qeverisjes së Milosheviçit, madje duke e akuzuar edhe për bashkëpunim me regjimin serb. Por Mustafa thotë për TCH se “nuk jemi ne ata që kemi punuar me Millosheviçin, ata që kemi qenë në shërbim të Millosheviçit, në shërbime që kanë punuar kundër popullit”. Sipas tij, problem kanë ata që kanë humbur rrugën dhe që nuk pajtohen me realitetin e ri.
Ju ishit në betejë, në rivalitet me Hashim Thaçin. Ishte një betejë që e humbët duke u bërë Kryeministër i një qeverie ku ai është Ministër i Jashtëm apo është një betejë që vazhdon?
Nuk është betejë që vazhdon, është një marrëveshje e bërë në mënyrë që të qeveriset ky vend, është një marrëveshje e cila ka parimet e saj, ka komponentët e saj, është një marrëveshje e shumicës parlamentare. Do të mundohemi t’i realizojmë objektivat tona, në plan të parë kemi zhvillimin e ekonomisë, të ulim papunësinë, të zvogëlojmë varfërinë, të luftojmë krimin dhe korrupsionin, të ndjekim axhendën europiane të Kosovës, reforma cilësore në arsim dhe shëndetësi. Objektivi do të jetë ky, jo raportet tona të ndërsjellta sepse jemi dy parti që kanë qenë rivale, të cilat mund të jenë edhe më tej rivale, por nuk do të jenë rivale në qeverisje, sepse tani është një ekip i përbashkët i cili duhet të funksionojë.
A ka qenë marrëveshja Rama – Meta një mënyrë, një shembull për t’u ndjekur edhe për ju?
Nuk ka qenë sepse tek ne raportet kanë qenë mjaft specifike. Ne kemi dy parti që gati janë të njëjta me numër të deputetëve, përkatësisht ne kemi hyrë vet si LDK, do të thotë pa koalicione parazgjedhore. Z. Thaçi ka pasur një koalicion edhe me 4 parti të tjera, ka mbërritur diku tek 37 deputetë, tani ne kemi 33, z. Thaçi 35 dhe tani jemi përafërsisht me fuqi të njëjtë politike në Kuvend.
Jeni kryeministër pas 7 vitesh pavarësimi të Kosovës, Kosovës shtet, jeni kryeministër në një kohë të vështirë për Kosovën, kur pamjet që na dalin para syve nuk janë thjesht xhamat e thyer të Kryeministrisë ku ju drejtoni por edhe të autobusëve që po ikin. Ka ndaluar largimi masiv, apo eksodi i qytetarëve siç është quajtur?
Nuk ka ndaluar tërësisht por është zvogëluar dukshëm, por kemi dhe ardhje intensive të delegacioneve nga Bashkimi Europian të cilat bashkë me ne të bëjnë përpjekje për kthimin e njerëzve tanë. Për mua nuk është e qartë pse kjo ndodhi në një periudhë kaq të ngushtë kohore, me intensitet kaq të lartë, sepse migrim ka pasur edhe gjatë viteve të kaluara, siç ka pasur edhe në vende të tjera fqinje, sepse njerëzit lëvizin pandërprerë, por jo në këto përmasa, është sigurisht problematika sociale, problemi i papunësisë, si ndër problemet kyçe. Mirëpo është shumë interesante se nga njerëzit e larguar ka edhe të punësuar, si në sektorin privat ashtu edhe publik, ka njerëz që kanë pasur edhe pagesa mbi nivelin mesatar. Kjo na detyron të ulemi dhe të bëjmë një analizë, nëse janë shkaqe ekonomike, sociale, apo edhe psikologjike, në mënyrë që të punojmë në evitimin e tyre në vitet e ardhshme.
Një javë më parë Ismail Kadare bëri pikërisht pyetjen se çfarë i ka bërë këta njerëz të humbasin shpresën duke shoqëruar dhe me pohimin se barinjtë e Kosovës nuk duhet t’i zërë gjumi. Në fakt kjo është pyetja që bëjmë të gjithë, çfarë ndodhi që humbi shpresa, kaq pak, 7 vjet?
Mendoj se nuk ka arsye të humbet shpresa. Nuk e kanë humbur shpresën gjermanët edhe popujt e tjerë pas Luftës së Dytë Botërore ku është shkatërruar tërësisht vendi i tyre dhe kanë luftuar në një periudhë të gjatë kohore që ta rindërtojnë vendin. Unë i kujtoj karvanet e vitit ‘99 kur janë kthyer njerëzit, ku kanë pasur mundësi të marrin dhe azil jashtë, por janë kthyer në një Kosovë krejtësisht të shkatërruar, e aq më pak ka arsye tani. Tani duhet të punojmë të gjithë ne, sepse të gjithë ne mund të punojmë këtu në Kosovë. Është e vërtetë se situata ekonomike nuk është e mirë, por nuk është një situatë ekonomike që nuk ka perspektivë, që nuk ka zgjidhje.
Ndjeni ju përgjegjësi z kryeministër që ishit pjesë e një blloku i cili u vonua aq shumë të gjente zgjidhjen sa shpresa u shua pak nga pak, tek një pjesë e njerëzve që edhe pse kanë mundësi për të jetuar, nuk duan thjesht të mbijetojnë?
Unë mendoj se asnjë ndikim nuk ka as blloku dhe as kjo qeveri. Problemi është i hapjes së korridorit në Serbi. Problemi është i kriminelëve tanë dhe kriminelëve serbë, të cilët kanë bashkëpunuar në këtë biznes. Problemi është dhe i komunitetit ndërkombëtarë që nuk është deklaruar qartë se qytetarët tanë nuk mund të marrin azil atje, kështu mund të ndalej dhe fluksi. Ka pasur dhe një ndërmjetësim të qëllimshëm dhe të Serbisë në këtë aspekt.
Cilat janë marrëdhëniet me kryeministrin Rama? Ai është kryeministri i shtetit shqiptar apo është kryetar i Partisë Socialiste për ju?
Për mua është kryeministri i shtetit shqiptar dhe vetëm si të tillë e konsideroj. Edhe takimet që kemi pasur deri tani kanë qenë shumë bashkëpunuese.
Është Rama bashkëpunues?
Është bashkëpunues. Jemi marr vesh edhe për çështjen që tranziti i mallrave të bëhet në mënyrë të shpejtë. Do të merremi vesh gjithashtu që qytetarët tanë të lëvizin pa kontrolle klasike. Kjo tregon se po mundohemi që kufinjtë t’i relativizojmë maksimalisht, në mënyrë që mos të ketë më kufinj formalë midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Nuk e di sesa e keni ndjekur në Shqipëri debatin e madh për hapjen e dosjeve, debat i cili po shkon më në fund drejt hapjes së dosjeve. Nëse flitet për dosjet në Kosovë janë dosjet e kohës së Millosheviçit. Ju keni ankthe, probleme me të shkuarën tuaj?
Nuk kam problem sepse ne nuk jemi të kohës së Millosheviçit, Millosheviçi është i kohës së Serbisë, ne jemi të kohës së Kosovës. Ne i kemi dosjet tona, kemi të shkuarën tonë, historinë tonë, kemi familjet tona, kemi rrethin tonë dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Problem kanë ata që kanë humbur rrugën dhe që nuk pajtohen me realitetin. Nuk jemi ne ata që kemi punuar me Millosheviçin, ata që kemi qenë në shërbim të Millosheviçit, në shërbime që kanë punuar kundër popullit. Unë kam të kaluarën time, kam CV time. Për çdo punë time në të kaluarën time mburrem, edhe kur kam qenë Kryetar i Qeverisë së Prishtinës, mburrem kur kam qenë Drejtor i Entit për Zhvillim të Kosovës. Unë kam punuar në fakultet, më njohin studentët e mi, bashkëpunëtorët e mi dhe asnjë punë të fshehtë nuk e kam bërë, për këtë arsye kam marrë dhe votat./tch

Eshte krejt normale qe ti “nuk ke dosje” pasi qe Serbia dhe Jugosllavia nuk kane pase nevoje t’u bejne dosje jugosllaveve e serbeve si ti me kompanine “Hajdar Dushi”… Po edhe nese ke dosje ti me shoke, ato ua fshehe Beogradi, se atyre qe ua fshehe Beogradi dosjet, i duhen ende Serbise e jugosllavizmit!… Po, kush u beson deklaratave dhe intervistave tua, mor hajvani i zotit!…
DRENICA E KUQE
“Jam krenar per te kaluaren time”…bla bla bla, qfar qendrim i cekt e asgjethenes .
SAPO ERDHE TI NE PUSHTET, NJEREZIT JA MBATHEN ME “TE KATRA” NGA VENDI, SIKUR TI TE ISHE GOGOLI.
SE CFARE KA KETU PER TE QENE KRENAR, UNE NUK E KUPTOJ.
MERRU PAK ME TE TASHMEN O BYRAZER, JO VETEM ME TE SHKUAREN.
qelbsir komuniste ishe bartes i ndryshimit te kushtetutes se kosoves per milloshin ,pak dosje po te duket shka llapi a
E lini te punoje!
Ndoshta nuk po i duhet kuj opinioni jem por bazuar nw njw fjalw tw vjetwr, me origjinw turke padyshim, qw thowt: “QEHREDIN BELi” ky zotnia (Kry.Min – z. Mustafa) nuk duket ashtu si pretendon. Kisha me than qw ky per derisa flet me kwtw gjuhw duhet ta ket zhduk dosjen e vet.
Ai duke n’sy se asht jo i sinqertw.
Respekte!
une nuk e di se cfar presin kosovaret nga keto funderrin akoma qe kan gjith jeten e tyre ne sherbim te serbise dhe i kan akoma ne pushtet,ne vend qe te mesyjn nga qeveria qe ta rrezojne me cdo kusht dhe cmin marrin arrati si mijt nga kufijt e arrmikut te perhershm strategjik qe eshte serbia a ka injorance me te madhe se kete tja mesysh kufinit te barbareve qe eshte serbia , per mua armiku kryesore ne kosove jane vet kosovare qe lejojne njerez si isa mustafa hashim taci ramush hardinaj dhe klikat e tyre te qeverisin kosoven ata marrin vendimet ne emer te qytetaeve te kosoves keta jane armiqt e vertet te kosoves te vrtet qe bisdojne me serbin ne emer te kosovarve ne dem te tyre dhe vendit .
Ky fytyre e qelbur bashke me Bujar Bukoshin i rropen kosovaret por mos kujto se i kena harru ky esbte hajna me i madh ne kosove