Presidenti i Republikës ka shënuar gafën e tij të radhës. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Nishani ka kërkuar që të shpallet 27 shkurti si ditë e krimeve të komunizmit në Shqipëri.
Pikërisht kjo deklaratë i la me gojë hapur shqiptarët. Sepse një ditë e tillë është caktuar pesë vjet më parë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me miratim të Parlamentit, kur në qeveri ishte qeveria e partisë së Nishanit. Më 25 shkurt 2010 është caktuar 20 shkurti si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Në atë kohë, Bujar Nishani ishte ministër dhe deputet i Partisë Demokratike.
Mirëpo të mësuar tashmë me një president që gafat i ka në natyrën e tij dhe nuk del dot prej tyre, duke dëshmuar sa nivelin e tij, aq edhe të stafit që e rrethon, shqiptarëve duket se nuk u bën më përshtypje se gaboi edhe këtë radhë. E mo, mos ia merrni aq shumë për keq Nishanit, aq di dhe aq bën, thanë dje shumë njerëz kur dëgjuan apo ata të paktët që ndoqën konferencën e tij të djeshme të shtypit.
Me këtë rast mua si gazetar mu kujtuan disa (jo të gjitha) gafat e tij që po ua kujtoj lexuesve në këtë shkrim. Vetëm më pak se dy muajt e fundit ai ka bërë tri gafa të mëdha:
12 janar 2015: Pavarësisht se prej një jave gjithë bota fliste për revistën Charlie Hebdo, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë ajo mund të quhet edhe “Çarli Hobde”. Kështu e ka quajtur ai revistën pas homazheve që bëri në ambasadën franceze në Tiranë.
20 shkurt 2015: Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, vërehet edhe një gabim në emrin e presidentit grek, që në tekst thirret me mbiemrin Stavropoulos.
23 shkurt 2015: Nishani kërkon që 27 shkurti të shpallet ditë e krimeve të komunizmit në Shqipëri, deklaratë të cilën e cituam pak më sipër.
Në më pak se dy muaj tri gafa. Nuk janë pak për një president. Pa përmendur edhe ndonjë tjetër si ajo e 25 dhjetorit 2013 kur bëri bujë të madhe një e ashtuquajtur gafë e presidentit Nishani në urimin drejtuar të krishterëve për Krishtlindje, duke futur krejt pa vend fjalën ‘ringjallje’, që u dedikohet Pashkëve.
Që të mos na e marri për keq, sikur duam të denigrojmë figurën e kreut të shtetit, nuk po i përmendim gafa të tjera. Mendoj se këto gafa që përmendëm janë të vetëmjaftueshme për të kuptuar se ç’president kemi dhe çfarë stafi e rrethon. Komentet në këto raste janë të tepërta. Sepse nuk dua të bie edhe në kurthin e një shkrimtari që shkruante pak ditë më parë për kontestuesit e Nishanit se “le ta lajnë gojën me ujë e me furçë sa herë të flasin për një nga ikonat e shtetit shqiptar, për një figurë që është në themelet kushtetuese të shtetit”. Se sa ikonë është Nishani, e di ai apo disa, por jo shqiptarët në përgjithësi./Xh.Sh

nishan palla ose i ka keshilltaret si veten;budallenj ose tallin pallen me te!!
Prandaj nuk vjen te kafja “Jari me mustaqe” ti Xhota ? Qënke i zënë me tralalatë e Nishanit! Tung! PS/nga inati yt sot po shkoj te kafja “Jari pa mustaqe” dhe do të propozoj shpalljen e datës së krimeve të antikomunizmit dhe të gafave të të gjithë komunistëve antikomunistë!
Asnje se ka kapur ironine e holle te ketij monstre!Ai e di qe data 20 shkurt eshte dita e perkujtimit te krimeve te komunizmit ,por me daten 27 Shkurt do te shpallet dita e perkujtimit te krimeve Salihiste sepse tashme kane kaluar 25 vjete e bemat e kesaj diktature ia kaloje edhe bemave te krimeve komuniste!Me thoni me statistika kush a vrare me shume Komunizmi apo Berishizmi,kush e shkateroi e e shiti kete vend komunizmi apo berishizmi,kush e nxori kete vend nga moçali e kush e riktheu ne moçal komunizmi apo berishizmi,kush e privatizoi kete vend per familjen e vet komunizmi apo berishizmi,kush e ktheu ne analfabetizem berishizmi apo komunizmi ?Ndaj dhe kapteri si njeri i devoteshem e i çzgjuar kerkon qe krahas dates 4 shkurt,20 shkurt te vendoset edhe data 27 shkurt si “DITA E PERKUJTIMIT TE KRIMEVE BERISHJANE”.A s’eshte nje kurajo qytetarie kjo e kapterit berishjan?Une e perkrah kete nisme dhe votoj pro kesaj date.
CILAT KRIME TE KOMUNIZMIT PERKUJTON SHQYPNIA KUR PARTIA NE PUSHTET NUK KA KERKUAR AKOMA FALJE PER KRIMET E PARTISE MEME?
Kur politika jone kombetare mban ANTIKRISHTIN gjakatar Enver Hoxha si HERO 25 vjet pas renies se komunizmit ne gjithe Boten?
Kur Partia Socialiste ne pushtet, trashegimtare e Partise se Punes feston me madheshti dhe hedh LEKAT e popullit badiava per 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona?
Kur ministrat e kesaj Partie te Dinosaureve Prehistorike shkojne e falen nate e dite me fotografine e ANTIKRISHTIT Enver Hoxha ne dore qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni?
Kur Piramida e ANTIKRISHTIT sadist Enver Hoxha madheshtohet ne mes te Tiranes si nje ogur i keq per Vatanin?
Kur gazeta famekeqe e Enverit “Zeri i Popullit” i kujton shqyptareve ditet e zymta kur kjo media ne sherbim te familjes Hoxha villte papushim HELM ideollogjik me propaganden bolshevike mashtruese?
Kur Edi Rama ne Berlin para Merkelit kerkoi falje per krimet e komunizmit dhe sapo mberriti ne Rinas kapi Like Floririn prej dore dhe morri vallen rreth zjarrit qe kishin ndezur veteranet imagjinare te LANC-it kriminal enverist.
PO PSE KESHTU ME SHALLIN E KUQ NE QAFE DHE GRUSHIN BOLSHEVIK LART MBI KOKE KERKOHET FALJE PER KRIMET E KOMUNIZMIT?
o sovjetik…….mos i bie k@…me grusht. sa eshte bere per 25 vjet barbari,vandalizem, anarki,katastrof,mizerje,gjakderdhje………nuk eshte bere qe kur eshte formuar shteti shqiptar ne 1912.
Ti or mik “sovjetiku” je si puna e Qim Pekes kur i tha A.Stefani qe ke ardh vone ne Tirane edhe puna jote mer mik je nga ata qe ke ardh vone ne Shqiperi ose ne (Shqypni)!Ty te ka ngel sahati e kalendari ne 1945, kur Ne or lum miku jetojme ne 2015.Nuk e di a i ke marr pronat ne bregdet pvaresisht se je prej malit o sovjetiku i lalit!
Te shkretet ne qe paguajme milina euro ne vit per te mbajtur kete te paaftin me te meta te medha
Po shtoj dhe une nje; urimin per krishtlidjet, ne 2013 kur tha gezuar diten e Ringjalljes qe thuhet per pashket….por mos ja vini re rrypit.