Një kuintal kanabis, i destinuar për tregun e kryeqytetit, është sekuestruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Irfan Tomini”. Tre persona janë vënë në pranga, pasi janë kapur duke e transportuar lëndën narkotike.
Sokol Mecaj, 46 vjeç; Edi Mecaj, 34 vjeç, si dhe Fatmir Zeqaj, 54 vjeç, ndërsa është sekuestruar edhe sasia prej 100 kg kanabis sativa, e ndarë në 5 thasë me nga 50 pako secili.
