Derbi i tretë i kryeqytetit për këtë sezon, Tirana-Partizani do të luhet të premten në orën 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Ky derbi do të jetë edhe ndeshja e parë në “Qemal Stafa” për vitin 2015. Fusha e stadiumit u rinovua pas gjendjes së rënduar gjatë viteve të fundit dhe gjithçka do të jetë gati për ndeshjen më të rëndësishme të javës së 24-rt mes dy prej skuadrave më të titulluara të Kategorisë Superiore. Derbi i fundit mes tyre u luajt në datën 8 Dhjetor ku Partizani fitoi 2-0 me gola të Nexhipit dhe Mazrekajt.
Kjo është sfida e parafundit që vendos përballë dy skuadrat e kryeqytetit pasi në fazën e fundit do të jetë Partizani skuadra pritëse e derbit të fundit të sezonit. Për të gjithë sportdashësit që nuk do të kenë mundësi të jenë të gjejnë një biletë për në stadium, sfida e 27 shkurtit do të transmetohet në Supersport ku nuk do të mungojnë edhe kronikat e dedikuara për këtë ndeshje, informacionet nga të dyja kampet dhe shumë dhe një mbulim i gjerë përpara dhe pas ndeshjes më të jetuar në kryeqytet.

Miu nuk mund te hakmerret ndaj Partizanit, pasi miu ne vrime e ka vendin !!!! PARTIZAN……..
pARTIZAN…. pARTIZAN !!!!