Fatos Kongoli na fton mbi humnerë

redaktor

Nëse unë lavdëroj një apo nëse unë e shaj atë, kjo nuk ngre kandar në numrin e atyre që do ta lexojnë. Thjesht, ushqen me kuriozitet një numër njerëzish që duan të dinë, pse ky po “i bie” kësaj apo këtij. Ju e dini edhe pse ndodh kjo: lavdethurrësit kryesisht i bëjnë një qokë dikujt, kritikuesit, kanë një inat që duan të nxjerrin.

Në këto kushte, është bërë jo vetëm e pamundur, por dhe e panevojshme të marrësh përsipër kritikën për një vepër letrare, filmike apo dhe një produkt televiziv. Prandaj kam vendosur të shkruaj vetëm për gjërat që më pëlqejnë, dhe ta shmang kritikën për gjërat që në shijen time janë thjesht mediokre.

Sapo kam mbyllur së lexuari një libër të mirë.

Gjemia e Mbytur

“Gjemia e Mbytur”, është libri më i mirë që Fatos Kongoli ka shkruar në këto vitet e fundit. Ndoshta, gjëja më pak tërheqëse në libër është titulli, i cili, siç u fol në konferencën për shtyp është rastësor. Ajo çfarë e bën këtë një libër shumë të mirë nuk është vetëm stili të cilin Fatosi e ka unik dhe as struktura e rrëfimit që ai e manipulon mjaft mirë. Nëse do më duhej ta krahasoja strukturën e këtij libri të Kongolit me një pikturë, ndoshta do të ishte “Melankolia dhe Misteri i një Rruge” i De Chirico-s. (http://www.wikiart.org/en/giorgio-de-chirico/mystery-and-melancholy-of-a-street-1914).

Ajo çfarë në të vërtetë e bën këtë një libër që unë e dua, është ajo e pjesë e humnerës mbi të cilën më fton të vështroj. Në të shkuarën e të tashmen tonë si komb, ne kemi shumë humnera, të cilat i shmangim me harresë. Kjo që ky libër na fton ta rivizitojmë është më e thella, ndoshta dhe më e errëta.

Nuk mund të rri pa rrëfyer, se ka pasur momente që ky libër më ka rrënqethur, gjë që nuk më ndodhte prej kohësh duke lexuar romane.

Jetët e Vjedhura

Libri nis me një personazh që gjen një pasaportë shqiptare në xhep, dhe kryen një fluturim drejt Shqipërisë. Një njeri pa kujtesë, i cili nuk mban mend asgjë përveç aromës së një femre, shijes së një konjaku dhe melodisë së një bluzi.

Lloj-lloj karakteresh dhe galerish jetësore hapen para nesh, shumica e të cilave, siç i quan dhe vetë autori janë “jetë të vjedhura”. Jeta e një sportisti e dërrmuar dhe shkatërruar vetëm sepse dashuronte vajzën e “të madhit”, Hadit, e quan me elegancë autori, është vetëm njëra prej tyre. Rrëfim pas rrëfimi, çdo personazh i ri hedh dritë më shumë në enigmën e dashurive të ndërprera në mes, prej njerëzve që përbënin zinxhirin njerëzor shtypës të diktaturës.

Kjo është drama më e madhe e jona si komb. Ne, kemi shkatërruar jetët e njëri-tjetrit, dhe prej çerek shekulli duam ta harrojmë, kush bëri, çfarë bëri e kujt ia bëri.

Ne nuk duam të hapim dosjet, sepse nuk duam ta shohim humnerën e shpirtit tonë.

Dhoma 31

Kjo është drama më e madhe që kemi si komb, edhe pse e injorojmë. Kemi shkatërruar jetët e mijëra njerëzve. Këtë e kanë bërë ca shqiptarë të tjerë, të veshur me pushtet. Këto dy botë, jetojnë sot pranë e pranë, por mes tyre ka një humnerë – drejtësia për atë që ka ndodhur nuk ka për t’u vënë kurrë. Viktimat ecin në rrugët e këtij vendi, të plakur e të lënë jashtë sistemit, duke u parë në sy me xhelatët, të cilët arritën të konvertohen në sistemin e ri, të ruajnë pushtetet e privilegjet, t’u krijojnë fëmijëve një jetë të rehatshme në majë të piramidës, pa brerje ndërgjegjeje për krimet e etërve.

Ka një arsye të fortë pse nuk hapen dosjet në Shqipëri. Ata që e ndërtuan tullë pas tulle diktaturën e Enverit, ata që volën përfitimet më të mira prej saj, jetën e rehatshme, punët e zgjedhura, pushtetin, shkollimin e privilegjuar, gratë e të dhunuarve, e mbajtën pushtetin. Në ndihmë të tyre erdhën edhe besëprerë që kapërcyen ylberin dhe u bënë shokë me xhelatët.

“Jetët e vjedhura nuk mund të rikthehen, nuk mund të konvertohen”. Por, të paktën të mund të respektoheshin. Burri i vetë-djegur me benzinë para nja 3 vitesh, do duhej të na kishte përcjellë këtë mesazh. Por, ne jemi shndërruar në qenie të vrazhda, pa memorie e pa ndjeshmëri.

Kjo humnerë, është aty. Është turpi ynë si komb.

Poezia e librit

Pavarësisht mërisë sime personale (dhe çuditërisht nuk jam familje viktimash) libri në vetvete mbart poezi dhe dhimbje, por jo urrejtje. Meritë e një shkrimtari, që akoma, arrin të më prekë.

 

*TARTA T’ARTA

Share This Article
12 Comments
  • “Ne nuk duam të hapim dosjet, sepse nuk duam ta shohim humnerën e shpirtit tonë.”

    dhe kur jeton per nje koh te gjate me perbindeshat , arrin dhe vete ne kete stad
    behesh perbindesh i ndergjegjesuar ,
    fillon gjithmone me ” ashtu ishte ligji , te gjitha jane genjeshtra , Skiperia njohu zhvillim te papare ne ato vite [oh zot ,thua bota u shua qe nuk kishte perbindesha] dhe ai ,ky,une ,ti qe flet keni qene spiun ,jeni me dosje ..thua nuk paska te drejte askush ta zbrazi shpirtin , te perzeri mostren qe e kishte mberthyer ….jemi shpirtrober _ thoshte Konica .

    “Jetët e vjedhura nuk mund të rikthehen, nuk mund të konvertohen”. Por, të paktën të mund të respektoheshin. Burri i vetë-djegur me benzinë para nja 3 vitesh, do duhej të na kishte përcjellë këtë mesazh. Por, ne jemi shndërruar në qenie të vrazhda, pa memorie e pa ndjeshmëri.

    dhe keshtu do vazhdojme te endemi ,ne nje peluhur merimange ,pa te kaluar dhe pa te ardhme .Perbindesha pa histori dhe dinjitet !

  • Qetesohu Berisha bashke me Cukalin qe ben si te prekur, mjaft u shtiret qe te fitoni akoma pike sot, qe te dy jeni pjese e atyre qe krijuan honin e djeshem dhe te sotem, lerini lotet e krokodilit. “Qani” me shami ne dore per ato te djeshmet, por te pakten nje fjali te thoshit: Mos-hapja e dosjeve te djeshme solli perseritjen e po atyre gjerave ne keto 25 vjet, me poshtersisht dhe 1000% me te shumta se ato te 50 viteve te kaluara dhe madje, hapur dhe sheshit, duke u mburrur se i kane bere! E harrove ti Berisha si mburrej e bija e Saliut per milionat e vena ne pak vjet, se “jam e zonja, s’jemi te gjithe njesoj!”???? I harruat te vraret ne bulevard dhe sa e sa te tjere pas shpine nga gansteret e shikut??? etj etj! Boll se na hapet barkun bashke me Kongolin! Ky cope m…(“mjalti”) 🙂 e ka pranuar vete qe ka qene spiun i sigurimit ne shtepine botuese. Le te beje raketen nga e para po deshi, tashme i eshte hequr viza si njeri dhe si shkrimtar!

    • Kirurgu
      ti je juria ? para tyja duhet te shtiremi ? perse me duhen piket e tua ?
      Cukali e thote me siper :Ata qe ndertuan ate sistem ,u konvertuan ne sistemin e “ri” dhe mbajten pushtetin .
      Cfare duhet te thoshte me shume ,qe te merrte pike nga juri si ty ??
      E bija e Berishes ?? Ah ,sikur te fillonte nga ajo
      Mund te shtyj dhe me tutje , te te keshilloj te lexosh deponimet e te penduarit
      Shiavone ,bashkepuntor i drejtesise italiane qysh ne 1976 per kontrabanden e cigareve ,armeve nga Skiperia .15 mij lireta shitej nje arke me arme ,diku te 8 euro kur une familjarisht jetoja me 1.50 euro ne muaj dhe si une 85% e shqiptareve .Keshtu pra Kirurgu ,e bija e Berishes ka te drejte .
      Ka shume te drejte dhe nipi i Envorrit ….e kane sage familjare .
      Por sigurisht ketu e kam fajin une ,Koloreto , te gjithe ata qe “qajne”

      Thua se kemi as kete te drejte me ? As lote nuk mund te derdhim ?

      ah , ti do te qajme per 4 te vraret ne bulevard ,per gangsteret e shikut ?
      Nuk mundem me te qaj ,ma keni hequr shpejt kete te drejte .
      Nuk do qaja as per 40 ,400 ,4000 mij te vrare .I kam lene lotet te keneta e Maliqit ,te erresirra e Spacit , te Mali i Dajtit ,atje ku ngrene vilat bunker bijte e baballareve ….mbi kockat anonime qe i mbajten ne pushtet .
      Nuk do qaj me kurre per ate vend .Perbindeshat nuk qajne .Ne histerine qe ju na edukuat ,ne do ngerdheshemi ,pas cdo te vrari dhe pas cdo miliarderi pushtetar .Derisa ne ate vend gur mbi gur mos te ngelet dhe hijenat te hane cdo gje dhe cdokend .Si nje mallkim qe vjen nga kohra te largeta !
      Atdheu i perbindeshave ka ngelur varur ne cengelin qe vete ngriti
      duket si nje derr i therur dhe nje tuf qensh po i lepijne gjakun qe ka rrjedhur .
      Por nuk qaj ,as une , as ti , as Koloreto ,asnje mos te qaj .
      Vini kujen !

      • Love Qoftelargu, 15 Mije lireta ne ’76 ishin shume para, kurse dollari me lekun ishte ndofta 1 me 75 leke te vjetra. Shkrimi eshte i mire, Koloreto s’ ben per prokuror sic nuk ben dot as une, sic nuk ben ti per gjykates, se do denoje gjysmen e Shqiperise.

        • ahhahahahhaaha ,gjermani i fundit [cuni i hitlerit ]
          love qoftelargu ? uh sa kam qeshur ,tamam ashtu eshte …humor i zi ,kemi 25 vjet me te
          kur e do shume e ke ne zemer ,por dhe kur e urren e ke ne mendje
          po te denuar ngelem 😛
          Une ne 76 kam lindur ,nuk di vleren e lekut ateher ,por keto qe po shkruaj jane te lexueshme te Saviano ,dhe me pak me shume perpjekje te Falkone ,te gjendshem ne web,librari etj
          nuk jane perralla me pak fjale .Schiavone flet shume qarte dhe hollesishem .
          dhe per xhaxhin envorr qe ti e ke aq per zemer ..si une saliun 🙂

          Gjermani ,nuk mund te denoj askend une ,askend .Ne kemi lindur te burgosur ,te denuar
          une kam vetem nje trishtim te thelle dhe nje zhgenjim te pamase ….
          kuptoj qe per zogun e burgosur ,fluturimi eshte semundje …..trishtim per kete , por jo me denime ,gjykim ,prekuror ,…jo, MJAFT !

          • Cun i hitlerit me quante besjan agushi, hahahaa, ne ’76 edhe une i bija maces me luge, por 15 mije lireta bente nje monolokal. Savianon e kam lexuar, ja nje rom kurajoz. Po sigurisht qe do kene shitur, prodhonte Policani dhe tepronin, kush ua bente inventarin? Nuk them se nuk kishte gabime dhe maskaralleqe dhe mos kujto se fwmijet e komunisteve benin palle.

  • Nje spiun i sigurimit eshte i afte te krijoje nje mirazh per pisllekun ku u zhyt vete,,..Injorojeni! Ai qe nuk eshte njeri ne radhe te pare,s`mund te jete shkrimtar.

  • Logjika baze qe mbizoteron psiqiken shqiptare sot eshte: ka vetem dy rruge ose t’ja bej une atij ose te ma beje ai mua!

    Perse nuk ka zgjidhje tjeter? Sepse ata qe e kane pesuar (viktimat) kane pare se jo vetem qe nuk ka pasur empati per vuajtjet e shkaktuara, por perkundrazi spektatoret jane kenaqur duke pare masakrimin e viktimave, ashtu sic ndodhte edhe ne mesjete. Argetimi me i madh dhe ndoshta lumturia e tyre e vetme ka qene vetem mendimi ngushellues: o zot sa mire qe s’jam une ai qe po i vuan keto tmerre!

    Ne jemi akoma nje shoqeri primitive, e eger dhe e pacivilizuar. Trajtimi i te shkuares do te kerkonte tre nivele ose shkalle evolucioni: 1. vleresimi emocional njerzor, keqardhja dhe zemerimi per ate qe ka ndodhur; 2. vleresimi ne planin e se drejtes ligjore-juridike me pasojat e veta; 3. vleresimi moral – katarsisi i shoqerise dhe rikthimi i shpirtit te humbur te shoqerise.

    Njerzit nuk ndjejne akoma keqardhje per ate qe ka ndodhur. Harresa sherben per te fshire cdo gjurme emocionale, qe mund te na conte drejt zgjimit moral dhe katarsisit. Humnera poshte nesh nuk duhet pare, sepse ne nuk kemi aftesine te pendohemi dhe qe te kuptojme se sido qe faji penal eshte individual, faji moral eshte kolektiv.

    Por a jemi ne ne gjendje te emulojme nje pendese kolektive? A eshte psiqika jone shoqerore (dhe e perseris kolektive) e afte te ndjeje si nje e tere?

    Nje nga shkruesit ne web shprehte mendimin se jo vetem ndergjegja eshte individuale, por edhe historia eshte nje koncept qe ekziston vetem si realitet mendor individual.

    Sigurisht kjo pikpamje eshte nje spekulim. Por mbetet problem se ne si shoqeri nuk jemi ne gjenje te kemi nje ndergjegje kolektive, madje perpiqemi te injorojme edhe ekzistencen e nje historie te perbashket. Por kush nuk ka nje te kaluar nuk ka edhe te ardhme. Ne po shkojme drejt humbjes se identititeti si vlere reference e domosdoshme e nje bashkesie te denje per te mbajtur emrin shoqeri njerzore.

  • Fatosi eshte i keqperdorur dhe me deshmine e tij ka ndikuar ne jeten e te tjereve, ne rastin aktual te mikut te familjes ku e prisnin si djal i tyre. pavarsisht nga trysnia e asaj periudhe qe eshte ndikuar mbi te nga ish sigurimi i shtetit, sot te pakten tu kerkoj falje publike duke treguar shenje pendese. Tjeter moral i tij i shfaqur ne letra sot nuk ka ç’na duhet. Ky njeri ka nevoje per nje lloj katarsisi. Me vjen keq qe eshte kaq i dobet. Meshire.

  • Te gjithe ish te perndjekurit,te denuarit,te persekutuarit nuk kerkuan falje por pafajesi, po persekutoret valle cpo kerkojne? Pushtet,para ,lavdi ! Vila te ndertuara mbi eshtrat e te vrareve nga persekutoret. Gjumi i nates nuk do ti zere nga renkimet e thella te atyre qe u varrosen te gjalle.Mendoni se ne Shqiperi ka demokraci? Kurre,kurre!

  • Digjuni digjuni mish dhe kocka
    le t ju thone kamikaze
    emrin e keni tek epoka
    si te ndershem lapidare.

    Per te paharuarin Bejko.

  • Ky Kongoli ia ka marre doren romaneve me “gjemi e gropa” qe ne spiunimin e pare.Per te ngushulluar veten se nuk ishte i vetem ,tani ne demokraci kerkon”falje” me keto lloj subjektesh.Me nje fjale une [o te vras dhe pastaj po te kerkoj falje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *