Greqia do zvogëlojë ministritë nga 16 në 10, do heqë të gjitha bonuset financiare të ministrave dhe deputetëve dhe do startojë një “spending review” në çdo fushë të shpenzimeve publike.
Këto të fundit do racionalizohen në çdo ministri ku shpenzimet jo të destinuara për paga dhe pensione kapin deri në 56 përqind të totalit.
Greqia do rishohë gjithashtu edhe shpenzimet në shëndetësi “duke garantuar aksesin për të gjithë”.
Këto janë pikët e forta të listës së reformave që ministri grek i Financave i ka dërguar mesnatën e së hënës autoriteteve europiane dhe FMN-së për të marrë prej tyre në këmbim një shtyrje prej 4 muajsh të marrëveshjes mbi borxhin – raporton DITA
Lista po diskutohet në Bruksel. Burime të besueshme thonë që kjo listë shtrëngesash të reja nuk ka më në fund kundërshtimin e kreditorëve të Greqisë, pra Trojkës së “vjetër” / DITA

Greket u kthyen ne origjine. Syriza u shfry si nje tollumbace. Ishte thjeshte nje show i disa njerezve qe kerkonin pushtet, por qe nuk jane aspak te majte edhe pse “konkuruan” me slogane populiste. Thjeshte aventuriere qe per nje popull te drobitur midis skamjes, urise dhe mjerimit bene nje spektakel.
Po nuk kane c’te venne se komandon kredidhenesi.Ama nga 16 ministri suprimojne 6,1/3 nuk wshte pak.Bej pyetjen sa ministri kemi ne?
Une kujtova se do hapin vende pune, keta po i shkurtokan.
Cipras dhe Syriza luajten nje shfaqje te shkurter politike (me premtime boshe per te marre per pak kohe pushtetin e per te vjedhur edhe ata si Karamanlinjte, Papandrete, Samaras e Co.).
Shpejt do tu dale boja e do te kemi zgjedhje te reja te parakohshme ne Eladhen e dashur te Janullatosit brenda vitit.
Mire tha ai Gage (laker-gazhga): Janullatosi per president.
Vetem ai mund ta nxjerre Greqine nga kriza.
Por nuk e leme ne shqiptaret te na i marrin kete gjeni te rralle.
Te shohim nese opozita do dali ne proteste per te mbrojtur punonjesit qe do pushohen nga puna..
Se mos i thote njeri Kosoves per ministrite se ra Qeveria pastaj.
.E kthyen pllaken se asnje grosh nuk do mernin.