Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Mentalitet i botes arabe. Në pushtet inkuadrohen së pari familjarët në mes tyre dhe, mandej personat që i kanë nën celulën e vet për t’i rrotulluar si të duan. Po, o popull deri sa veprohet kështu do të dominoje ky mentalitet dhe, ju si popull do ta përjetoni këtë mentalitet të rrezikshëm dhe të shëmtuar. Nuk ka vetëdijësim tek këta politikanë ndaj popullit për shkak se ata nuk e respektojnë “Kushtetutën e Shtetit”. Mendojnë se këta janë mbi ligjin e jo ligji mbi këta politikanë. Bota arabe nuk pranon definicionin “Demokraci, apo Populli Sundon”. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe klasa politike e jonë shqiptare në përgjithësi. Në të gjitha trojet shqiptare ku dominojnë politikat udhëheqëse shqiptare veprojnë në këtë mentalitet. Aspak s’kanë mëshirë ndaj popullit të vet dhe shfryhen apo kënaqen kur populli të jetë i paarsimuar, i pacivilizuar dhe jo human. Por ta dini se populli jonë është shumë i civilizuar dhe shumë i zgjuar. Do vijë koha kur historia do t’ju mallkojë me pasardhësit tuaj. Zoti e bekoftë popullin e pambrojtur për të cilin nuk kujdeset askush.
