Isa Mustafa vizitë zyrtare në Tiranë më 9 Mars!

redaktor

Java e dytë e muajit mars do ta gjejë Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Tiranë.

TCh ka mësuar se vizitën e parë zyrtare në Shqipëri Mustafa do ta zhvillojë më 9 Mars.

Ai do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe disa ministra të tjerë.

Ndërkohë në fund të marsit Mustafa së bashku me kabinetin e tij qeverisës do t’i drejtohet përsëri Shqipërisë për të mbërritur në Vlorë ku do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.
Për dallim nga Hashim Thaçi i cili në cilësinë e të dytit të Qeverisë por edhe Ministrit të Jashtëm i cili ka bërë një sërë vizita jashta vendit- Isa Mustafa si Kryeministër i Kosovës deri më tani ka qëndruar vetëm në Samitin e Sigurisë në Munih ku ka caktuar burreshtatas nga Evropa dhe SHBA- por pa cilësimin e një vizite shtetërore- dhe askund tjetër.

Share This Article
3 Comments
  • MOS, DO FILLOJNE EDHE KETU TJA MBATHIN ME TE KATRA PER NE GJERMANI, NJESOJ SI KOSOVA.

    PO NUK ERDHI, NUK BEN NDONJE DEM TE MADH.

  • Ne axhenden e kesaj vizite a ka planifikuar te shkoi ne Kuvendin e Shqiperise dhe kush do ta prese..me qe ky far buri(r) braktisi parlamentin e Kosoves qe te injoronte Kryeministrin Edi Rama jo me larg se rreth nje vitit me pare. Cfar pa fetyresie..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *