Gjiknuri në Mynih, marrëveshje për linjën e Interkonjeksionit me Italinë‏

Bledar Lumani

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën sot në Mynih të Gjermanisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kompania prestigjoze bavareze që operon në fushën e energjisë, do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi. Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.

Realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovoueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesin e veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.

Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milione euro.

Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

Share This Article
1 Comment
  • Nje hap shume i mire rajonal .Miq te dashur shqiptare e gjerman mos harroni: Deri tani ne Shqiperi me shume derdhet per rruge, zavorr ,betone ,kabla, hekura dhe pak per buke ,djath,qumesht ,patate ,domate ,vaj, agrume e shume te tjera qe jane lene pas dore .Prodhimi vendas, qe eshte akoma me metoda primitive ,konkurohet nga tregu i huaj .Nje ekonomi qe nuk ushqen popullin e tij dhe nuk mbeshtetet ne rritjen e prodhimit te brendshem eshte e deshtuar .
    Deri me sot investimet kryesore jane ne sherbim te te huajve dhe nje perqindje e vogel per popullin e vendin .Nuk jane pak 24 vjete per ta futur nje ekonomi, te vogel sic eshte jona, ne rrugen e zhvillimit . A e dini pse kujtohet Dulla ? 53-58. Ju perkushtua bujqesise per ta bere te efekshme .58-62 .E mekanizoje dhe rriti sperfaqet e punushme .62-67 Arriti tregues te konkurushem ne rajon kur u rrite eksportet.67-73. 90% prodhohej ne vend dhe 10% importohej .Krahas ketyre ngriti dhe industrin e lehte e ushqimore duke i haput rruge dhe degve te tjera te industrise se rende .Pra brenda 20 vjetve duheshin bere ato qe sot shqiptaret te mos vijne verdall per tu ushqyer e punesuar .Raporti i punesimit qytet- fshat arriti ne kufirin e 100% .Sipas filozofise kapitaliste prodhimi shkon me ritme shume me te shpejta se si i vendeve qe ndoqen rrugen komuniste .Bie pak numri i punesimit por shoqeria eshte me fuqishme per te kompesuar me forma socjale te papunesuarit . Ne Shqiperi nuk di pse ndodhi e kunderta !!!!!!.Mendoje se tek ne politikat ekonomike u zbatuan me koke poshte e by.. zbuluar gjate ketyre 24 vjetve .Detyrimishte ne kete kaos midis metodave demokratike dhe koncepteve e mentalitetve komuniste ekonomia eshte rrokullisur me tregues negative .Kjo eshte dhe baza e lindjes se shume dukurive shkateruese te nje vendi si korrupsjoni ,vjedhja , kondrabanda, mungesa e profesjonalizmit, rritmet e ulta te zhvillimit dhe egzistenca e nje shteti te dobet .Koalicjoni Rama -Meta qe ka hedhur hapat e para per ta frenuar kete fenomen nuk po gjen mbeshtetjen politike dhe shoqerore ne reformat qe duhen marre .E thene troc prespektivat e rritjes ekonomike ne Shqiperi do te jene me hapin e breshkes .Te pasurit do te fryen me shume dhe te varferit do te shtohen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *