Ramizeja u ekzekutua me urdhër të Mugoshës

redaktor

Në pjesën e fundit të këtij materiali mbi Ramize Gjebrenë, autori bën një përmbyllje të historisë së dhimbshme të kësaj intelektualeje dhe organizatoreje partizane. Në dy pjesët e para u trajtua, ilustruar me dokumente dhe pohime dëshmitarësh, figura e Ramizesë, veprimtaria e saj që nga bangat e shkollës, ajo e publicistikës, aftësitë organizative dhe qëndrimet e shpallura të saj mbi Shqipërinë e pasluftës. Çfarë fshihte mbështjellja e vrasjes së saj si çështje “imoraliteti”? Është e qartë se ekzekutimi nuk kish si bëhej më politik. Dy jugosllavët që kishin frenat e lëvizjes antifashiste në Shqipëri, sidomos Dushan Mugosha, nuk mund të pajtohej me qëndrimet e saj mbi çështjen e Kosovës, aq më tepër që Ramizeja nuk kishte ngurruar të debatonte hapur dhe ashpër me të. Gjithsesi, një nga njollat e kësaj lufte të madhe, vrasja e Ramize Gjebresë, nuk mund të ndodhte pa pjesëmarrjen e bashkëluftëtarëve të saj shqiptarë. Kjo është dhe tragjedia e vërtetë.

Vijon nga numri i kaluar

Dashuria Gjebrea-Zaho me skenar nga Mugosha realizohej me gjymtyrët e tij në Brigadë e Qarkor, me burim intrigat, shpifjet e provokimet. Xhako, tashmë i njohur, bëhej burim kryesor i akuzës së dashurisë: “… fillova të dyshoja dhe një natë fjeta pranë shokut (Zaho), në anën tjetër të shokut është shoqja (Gjebrea) dhe përtej shpella. Bëra sikur më kishte zënë gjumi dhe kur u siguruan se të gjithë kishin fjetur fillojnë nga puna. Një dramë e tillë ngjau dy net me radhë.” Dashuri në këtë situatë, për më tepër Xhako e Gjebrea të dy anëtarë të të njëjtit Qëndror komunist. Gënjeshtrën e tij e sqaron vetë Gjebrea: “Një gjë që mund të më ketë kompromentuar mua është mbulimi që më ka bërë Zahoja me kapotën e tij në shpellë ku jemi mbluar me një kapotë mbasi unë nuk kisha”. Në kushtet e atij dimri mizorisht të egër, midis jetës e vdekjes Gjebrea bëri zgjedhjen e jetës, pse pallton e saj ia kishte falë një të riu të sëmurë. Një aktivist rinie (një vit më pas i jepej bursë në B.S.) bëri një provokim të pështirë për shefen e tij: Në një dhomë ku shtriheshin shumë partizanë, krevati i vetëm lihej për Gjebrenë, që kur të vijë Zaho të flejë në të njëjtin krevat dhe gati akuza: “Partizanët ankohen se mbeten pa gjumë nga lëvizja e krevatit sepse Gjebrea-Zaho bënin dashuri”, dhe Gjebrea me sinqeritet fëminor: “Kjo nuk është e vërtetë. Gjatë fjetjes me Zahon nuk kemi bërë asnjë lëvizje, veçse unë mbasi mbërdhija ngrihesha shpesh dhe kur isha shtrënguar e shtyja të liroja vend.” Akuzohej se këndonte këngë dashurie dhe është e vetmja akuzë që pranohej nga Gjebrea: “Po kam kënduar këngë dashurie e vinte mirë”, dhe akuza kishte burim dëshminë e një djali të vogël të shkollës fillore, kur as inkuizicioni mesjetar nuk përdor dëshminë e fëmijëve! Kurse T. Sh. denoncoi si “dëshmitar” se Gjebrea e Zaho bënin dashuri në një dhomë me të e ai hiqte më të keqen nga e ftohta pse s’mund të ndiste zjarr për të mos u prishur qetësinë të “dashuruarve”; a mund të besohet, dashuri në prani të një partizani! Dy denoncues të tjerë – sekretari i Himarës dhe komisari i Batalionit të Tretë përsëritin akuzat e denoncuesve të mëparshëm. E gjithë “skena” e dashurisë bëhet në pak ditë, nga 12 deri 18 shkurt. Në përgjigje të raporteve denoncuese, në procesverbalin e mbetur lexohet: “Ramizeja mohon kategorikisht raportet duke thënë se ato nuk përfaqësojnë të vërtetën”. Pajo Islami, një nga inkuizitorët e Gjebresë, kur ishte me internim në Selenicë të Vlorës pat thënë (Naxhije D.) se mohimi i Gjebresë ishte me dy fjalët e lashta latine Nega Totum, të pakuptueshme nga të pranishmit në gjyq, por kuptimi (Asgjë e vërtetë) jepej nga Bilbil Klosi, jurist i Grenoblit të Francës. Akuzat e dashurisë-legjendë kutërbon jo aromë Arabie por nga të ndyrët e denoncuesve, inkuizitorëve e gjithatyre që dinë vetëm këngën e “dashurisë” Gjebrea-Zaho.

Raporti për Qëndrën Komuniste, si akuzë të parë për ekzekutimin e Gjebresë ka “Gjebrea është tradhëtare e Partisë”, por në procesverbalin e mbetur për këtë akuzë nuk ka asnjë fakt. Kurse në Plenumin e Dytë të Beratit (22-25 nëntor ‘44) në raportin e sekretarit organizativ të Qëndrorit Komunist, me detyrë funksionale dhe shef i inteligjencies në Parti, ka një përfundim të qartë: “Lirija dhe Dushani dhanë alarmin në Parti se Rinija po shkëputej [nga Partia, v.b] dhe këtë e bënë se nuk kishin marrëdhënie të mira me shokët [Ramize Gjebrea, v.b] e rinisë. Nga frika e shkëputjes së Rinisë nga Partia lindi ideja për të marrë në dorë Rininë e ta lidhin atë mirë me Partinë.” Meqë Gjebrea ishte e pushkatuar, Xoxe citon “shokët e rinisë”, por dihet se Gjebrea kishte funksionin kryesor- sekretare e Rinisë Antifashiste të Qarkut. Ky është konstatimi i parë për Gjebrenë si tradhëtare e Partisë, për të cilën s’mund të mos ketë patur një dosje tradhëtie dinga me akuza nga Xoxe e Mugosha.

Pushkatimi i Gjebresë kishte motiv politik dhe ky ishte argumenti im në emisionin Opinion, me fakte historike: Nijaz Dizdareviçi, numri dy i Titos në vendin tonë, në libri i tij Albanski Dnevnik (1988) shkruan qartë: “Mugosha me të drejtë apo pa të drejtë ka nënshkruar urdhërin për pushkatimin e shoqes Ramize [Gjebrea]” (faqe 35); debati mendohet që ka qenë i nxehtë, sepse Gjebra nënën e saj e ka pasur me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës, për më tepër familjarë të nënës së saj kanë qenë të detyruar të shpërngulen drejt Turqisë, të dëbuar nga serbët; kurse Nako S., në kujtimet e Liri B. sqaronte konfliktin Gjebrea-Mugosha: Gjebrea në debat të fortë ballë për ballë me Mugoshën thotë se “Kosova e ka emrin Shqipëri dhe jo Jugosllavi”, siç pretendonte Mugosha. E pabesueshme, por e vërtetë: Fatos Lubonja kundërshtoi prerë dhe s’beson se jugosllavët kanë dorë në vrasjen e Gjebresë! Në ndihmë të debatit me Lubonjën vij e me argumente më shumë dhe të reja. Çështja nacionale për Gjebrenë ishte kryefjala e bisedave me njerëzit, kur kalon fshat më fshat. Në letrën mjaft të gjatë, që i dërgon shoqes së shkollës, Agllai Zoto, më 29 gusht 1943: “Duhet të dijë populli dhe të gjithë se ne jemi për Luftë Nacional-Çlirimtare dhe jo për të prurë Rusin ose Grekun me Sërbin këtu”, dhe një

Thanas Gjiknuri i përlotur duke kujtuar ngjarjen
Thanas Gjiknuri i përlotur duke kujtuar ngjarjen

përgjigje e tillë nuk u bë kurrë nga propaganda qëndrore komuniste, për të goditur serbin, grekun e rusin. Gjebrea, nacionalizmin patriotik e kishte të shkruar në ballë dhe ishte bisedë e ditës me njerëzit e kjo e vërtetë dihej mirë e nga e djathta, saqë Rinia e Ballit Kombëtar në traktin për ekzekutimin e Gjebresë – mbrojtjen e saj, shënjonte: “Ramize, qëllimi i yt “Shqipëria për shqipëtarët” është edhe qëllimi ynë, kujtimi i yt për ne ka për të qënë i ëmbël dhe do të na nxisë të bëjmë ç’mos për Atdheun tonë.” (Prill ’44). Po Mugosha? Në letrën për Besnikun (Hysni K.), të 11 janarit ’44, Mugosha i kërkon emrat e gjashtë kuadrove të cilët më 25 janar duhet të ishin në Zagori në një kurs partie e mes tyre ishte Gjebrea, por Xhako i njohur në letrën për Nakon (26 janar) i shkruan: “Letrën e nisa me Interesantin, pse ajo u nis për në kursin e Partisë, por me një urdhër të dytë u kthye nga rruga dhe tash letrën po e nis nga Tirana.” Gjebrea kthehet nga rruga për në Zagori me një urdhër të dytë: I kujt ishte urdhri dhe pse kthehet nga rruga? Pyetjen ngulmuese për kthimin e Gjebresë nga rruga, i intervistuari im Thanas Nano me dhimbje e mbuloi me heshtje; apo ndoshta kthehet nga rruga ngaqë kuptoi se do të “dekorohej” (pas koke)! E është po ai Xhako që në letrën e 20 janarit i shkruan Nakos: “Po të shkruaj që nga Vlora pasi më dërgoi Sala (Dushani, v.b) për të ndihmuar organizatën e rinisë (këtu)” Sërish del dora e Mugoshës që ngarkon Xhakon (me një vit kurs frutikulture) të “ndihmojë” Gjebrenë dhe është po ai Xhako, i dërguari i Qëndrorit, inkuizitor e organizatori i akuzave kundër Gjebresë e gjykatësi më me peshë në vendimin e gjyqit. Në letrën për Delegatin, të 22 shkurtit, Interesanti bën e kritika për emra të rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse Nako gris faqen 5 e 6, dhe emrat që shqetësonin Nakon s’mund të mos kenë qenë Dushani e Miladini, siç shpjegohet më parë. Shefqet Peçi, në një intervistë të ’94-ës, në Fieri (11 maj): “Mugosha deshi ta bënte për vehte Ramizenë, por ajo i kishte shoqet e rralla”, dhe s’kuptohet ajo bërja për vete: politikisht a marrëdhënie intime, apo të dyja bashkë, më e mundshmja. Në letrën që Nako u dërgon Trashit e Muzhikut (Koçi X. dhe Liri G.) (17 shkurt) u kërkon: “Armiku insiston me tërbim mbi çështjen Dushan-Miladin. Duhet patjetër të marrim një qëndrim. Populli dëshpërohet pse neve heshtim. Shkromëni”. Është urrejtja popullore për jugosllavët Mugosha e Miladin, shihet se edhe partia nuk guxon t’i japë përgjigje “armikut” popull, kurse Gjebrea e ka bisedë të ditës rrezikun sërb, grek e rus.

Nga Konferenca e Parë e Vendit e Partisë (mars ’43), ku edhe u njoh formimi i PKSH-së, doli edhe rregullorja për gjyqet partizane, me të gjitha dënimet deri ato me marrje jete, e cila ishte me format mjaft demokratik për kohë lufte e vinte si përvojë nga ushtria partizane e Titos. Dy ishin “nenet” kryesore: Të dënuarit i jepet e drejta e fjalës së fundit para njësisë partizane (kompani, batalion, brigadë), por e drejta e fjalës së fundit i jepet edhe njësisë partizane (kompani, batalion, brigadë) për miratimin ose jo të vendimit të gjyqit partizan, pra fjala e fundit ishte ajo e njësisë partizane. Gjebresë nuk iu dha e drejta e fjalës së fundit për vendimin e marrë e as e dinte atë, por edhe partizanëve të tre batalioneve, që ishin mbledhur, nuk iu dha e drejta e fjalës për të gjykuar vendimin e gjyqit. E përse kështu? Gjebrea ishte një dhe e pranguar, kujt i frikohen Shtabi, Komanda, Qarkori? E thjeshtë: tmerrohen nga forca e fjalës së Gjebresë, ia dinin oratorinë (si në përshëndetjen që bëri në përurimin e Brigadës V-të) e nga fjala e saj prisnin gjëmën e tyre. Edhe partizanëve nuk iu ramizedha e drejta e fjalës së fundit për vendimin, pse aty ishin 225 të rinj të dalë partizanë në besë të saj dhe do e mbronin atë me çdo çmim, veçanërisht partizanët e Batalionit të Tretë ishin dëshmitarë për heroiken e Gjebresë e të tyre në operacionin e Dimrit, siç ishte qëndresa për 8 ditë majë malit Beun, të gjithë partizanët do ta merrnin në mbrojtje komisaren e tyre që e deshin e i desh aq shumë. Sipas rregullores, pushkatimi bëhej nga një skuadër partizane para partizanëve, por Gjebrea pushkatohej siç s’ka ndodhur tërë kohët: një skuadër partizane i kërkoi të ecë, atje ku ishte vënë një gur-shenjë e bëjë autokritikë; dhe goditet në befasi pas shpine në ecje. Në këtë situatë paniku të komandës, shtabit e byroistëve të qarkorit hodhi rrënjë miti Gjebrea. Ish-bashkëkohës rrëfejnë për atë ngjarje të tmerrshme- gjeneral Halim Ramohito, partiakët e lartë Thanas Nano, Qemal Murseli, Sofo Lazri etj. Ish-partizani Thanas Gjiknuri ndjesë pastë, kollos nga trupi e shpirti, që nuk i trembej në reaktivin e tij as turbulencave ajrore, i pranishëm në atë vrasje mizore, rrëmbehet nga pushteti i lotëve nga dhimbje e asaj vrasje mizore të Gjebrenë. Pushkatimi i Gjebresë është terrori i parë masiv nga partia në ushtri dhe bashkëkohësit e sjellin ngjarjen me ngjyra tragjike e sa hap e mbyll sytë partizanët shpërndahen si të kishte rënë në shesh kolera.

Gjykata Hetuese e Gjyqit të Posaçëm Gjerman” me “Nr. 88, dt. 30.V.1944” lëshon “thirrjen për gjyqin politik të Ramize Gjebrea për veprimtari soversive”, pa ditur ekzekutimin nga vetë komunistët. Gjebrea dy herë e pushaktuar: nga komunistët si tradhëtare e Partisë dhe nga gjermanët si armike e tyre. (Në tetor ’43 në sheshin kryesor të Elbasanit ec serbes Gjebrea, me vel të zi në kokë dhe i bën isharet shoqes së saj (që i del përpara) të mos e takojë”, siç rrëfen ish- shoqe e saj, Mynever Shuteriqi.) Edhe një ngjarje tepër e dhimbshme: vëllai i Gjebresë, Shaqiri, bashkënxënës në një klasë me Enverin në Liceun e Korçës, po bashkë me studime në Francë, vete të ngushëllojë nënën por ekzekutohet para portës së shtëpisë, dhimbje mbi dhimbje mbulon fisin e madh Gjebrea, por pas disa vitesh ekzekutohet edhe vëllai më i vogël, ish partizan. Ka dhe një përmasë dhimbjeje rajonale dhe kombëtare nga intelektualë, popull, rinia shkollore, vajzat shtëpiake të Tiranës për ekzekutimin e Gjebresë: E qanë nënat e vajzat e Bregut të Vlorës, vargjet i mblodhi Petro Marko. Tarasi në letrën e 4 prillit i jepte Nakos porosi për Hysenin (Gogo N.) për çështjen Gjebrea: “… nuk jemi dakord që të mbrohet ose të flitet për këtë çështje në shtyp, armiku le grijë ç’të dojë. Dhe mjaft.” Kurse Nakon, Tarasi e porosiste: “Nuk është nevoja, shoku Nako që në konferenca të theksohet çështja e Ramizesë, por të flitet në përgjithësi dhe duhet të ndalosh ndonjë kur do të thotë për ty për vendimin kundër saj.” Porosia e Tarasit: Në popull të mos flitet për vrasjen e Gjebresë, por dhe në Parti të ndalohet diskutimi për të dhe të flitet vetëm në përgjithësi, sepse s’ka asnjë argument të përligjë ekzekutimin e Gjebresë. Një muaj nga ekzekutimi, Nako S. nga Tirana (5 prill) i shkruan Tarasit: “Për çështjen e Interesantit barometri këtu shënon kohë të keqe për ditët e ardhshme. Shpresojmë të jenë të shkurtëra. Opinioni siç po duket nuk e aprovon dënimin. Do të mundohem ta minimizojmë”. E orteku i dhimbjes jo që s’minimizohet, por orteku ze ortekun e dhimbjes. Në letrën e 10 korrikut “Hyseni” i shpreh Tarasit dhimbjen e popullit për Gjebrenë dhe i kërkon ndihmë si të veprojë në situatën e krijuar: “Ju vet e dini se Interesanti njihej shumë këndej. Patjetër lajmi (i vrasjes) do të përhapet shumë prandaj më shkruani pak më qartë se si neve do të sqarojmë në popull ose edhe në shtyp.” Në prill 1944 Rinia e Ballit Kombëtar shkroi Traktin “Vrasja e Ramize Gjebreas”, i shkruar me dhimbje, një himn për Gjebrenë, ai u shtyp e shpërnda shtëpi më shtëpi në qarkun e Vlorës e në gjithë Shqipërinë, ku kishin ndikimin e vet politik dhe vrasja nga komunistët e Gjebresë u kombëtarizua: “ […] Me respekt përulim kokën para kufomës tënde, nuk të kritikojmë aspak se e dimë se ti bëre ç’mund për Shqipërinë.” Pa të drejtë Trakti bën vrasës Mehmet Sh. dhe ishte i pari e i vetmi trakt që bëhej në mbrojtje të vrasjeve të komunistëve. Çështja Gjebrea pushtoi opinionin në popull por edhe në Parti që nga fillimi i marsit deri në fund të korrikut, Partia u mbulua nga heshtja e saj për ekzekutimin e Gjebresë, kurse opinioni popullor e reagimi brenda Partisë e mbajti ndezur nderimin për Gjebrenë dhe nuk ka një rast të tillë në historinë e Luftës.

Gjykata e Lartë Ushtarake e nis misionin në dhjetor ’46 me dhënien pafajësi të Gjebresë e statusin Dëshmore e Atdheut, e pas kësaj gjykata mbeti e larë në gjak, në nëntor 1951 dekretohet “Urdhëri i Flamurit” dhe më pas “harrohet” dëshmore Gjebrea. Në gusht ’44 Osman Gjebrea (vëllai i vogël i dëshmores) braktis brigadën ku ishte partizan dhe shkon të ngushëllojë nënën, kapet nga gjermanët e burgoset dhe në gusht ’55 në detyrën magazinier në Sauk, ekzekutohet për “vjedhje” milionash. Në relacionin e gjykatës lexohet argumenti se në vendimet e ekzekutimit ishte në konsideratë dhe biografia e keqe. Në vitin 1966 romani “Stina e Armëve” i Petro Markos hidhet në karton sepse dy personazhet kryesore identifikohen si Gjebrea e Zaho. Dhe më 2 tetor 1971 Gjebrea rifiton statusin Dëshmore e atdheut, që i ishte hequr më parë. Në vitin 1973 libri “Ju gjithmonë jeni pranë nesh”, me biografi të ish-nxënësve dëshmorë të ish-Liceut të Tiranës (gjimnazi Qemal Stafa) hidhet në karton pse ishte biografi e Gjebresë, e shkruar nga shoku i saj liceist Drit Çaushi. Në organe shtypi e redaksi botuese në komandë ishte censura e fortë për emrin Gjebrea dhe masa të rënda ndëshkuese.

Ramize Gjebrea s’ka të ngjashme në historinë e Luftës dhe rivlerësimi i saj është nderim për Luftën e Atdheun.

Ismail Kadare: “Lirija është gjëja më sublime që ka krijuar njerëzimi, madje qëndron mbi njerëzimin vetë. Nëse mund të mburret njerëzimi me dicka, është se ka krijuar paradigmën e lirisë, por që ai ende nuk e arrin dot. Njerëzimi është nën nivelin e lirisë.” (Rudina Xh., intervistë nga Jerusalemi.) Në të njëzetin vit të jetës, atë të fundit, Gjebrea arriti të rrokë lirinë me refleksionin sublim të të drejtave të femrave, të njeriut, të thënë më parë: “Të respektohet të qënit njeri“- një himn në katër fjalë, është ndërdija Gjebrea, ama ja edhe sublimja: Në fund të dhjetorit ’43, kur i riu partizan, i dalë në luftë në besë  të saj, ishte para skuadrës së pushkatimit (kish kënduar  këngë dashurie), Gjebrea u përballet pushkatarëve me gjoksin e vet para pushkëve të tyre dhe u gërthet me ulërimë: Është njeri! Vramëni mua! Përditë e thuajse për natë dhe në kohë më të keqe edhe ashtu shëndetligë, ditari e ka fshat më fshat të rajonit të Vlorës e të Mallkastrës dhe papushim zemra i rreh për lirinë dhe u jep zemër femrave e të gjithëve: Në Shqipërinë e lirë të pasluftës kërkoni jetën e lirë që do të thotë sublimja: liria e jetës, dy fjalë ama sa për njëmijë. Gjebrea është pa të ngjashmen e saj në frontin e vet: për atë që dha në Luftë dhe atë që mori paslufte. Kombi ka një detyrim moral për “Interesantin” Gjebrea dhe nderimi më i madh do të ishte për atdheun, kombin!

 

 

Share This Article
24 Comments
  • Te gjith ju qe gjithken fajsoni, po qellimshem shmangeni nga njeriu i te gjitha te zezave qe ishte dhe eshte Enver Hoxha. Ai u shiti Kosoven per te ardhur ne ‘ushtet sic erdhi nepermes dhunes dhe luftes civile.E filloj me fjalet ca ti pushkatojm,ca ti burgosim,ca ti internojm.Te tjeret jan te dettyruar te nenshtrohen.E filloj me teriska dhe perfundoj me talona okupimin 50 vjecar.

    • Mark ujk

      Perse bien keto daulle te IKadarese dhe pse plasin keto fuci baroti. te vafsive dhe butkave ???

      REMZI HOXHA U EGZEKUTUA ME URDHER TE SALI SERBIT PO HAKLAJT,OFICERI SHIKUT,GJYQTARI VLORES,FISI HAKLJVE sa mijra famije jane veshur me te zeza..

      Mos u frikso se do te shaj.Jo,JO do te lavderoj se tipa si puna juaj po ringrene figuren e enver hoxhen.se me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.

      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali Qeni

      Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.
      Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.

      Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.

      Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
      .
      Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes,

      Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.

      Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqiptareve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

      • O fanatik debil dhe dallakuk i Enverit po kujt i flet ti more derdimen per Sali Komunistin, sekretarin e Partise se Punes dhe Mikun e familjes sadiste Hoxha? Po leri DACIBAOT qe mbush me brockulla ne DITA se nuk t’i lexon njeri more injorant kafeshe pylli e e Kohes se Qepes qe keni mesuar te gjithe ju, spiunet e Sigurimit nje refren permendesh:

        SA ME SHUME TA SHASH ENVERIN AQ ME SHUME LARTESOHET FIGURA E KETIJ ANTIKRISHTI GJAKATAR.

        Po ku e gjen llogjiken e ketij refreni skizofrenik more debil i Partise se Punes. Mbaje Sali Berishen per vete dhe kerkojni falje shqyptareve qe ja keni ngjitur me urdher te Ramiz alise si nje MUT pas kepuce Vatanit per te vazhduar kauzen e Enver Hoxhes per ta bere Shqypnine si nje CIFLIK personal ne kurriz te popullit dru me pre.

        KERKONI FALJE PER SALI BERISHEN O ENVERISTE FANATIKE!

  • Ore perse perdorni iniciale per emra qe njihen:
    Gogo N..- Gogo Nushi
    Hysni K..- Hysni Kapo
    T.SH…..- Tanush Shyti
    Naxhije D..Naxhije Dume etj.etj

    • Sa here ne Shqiperi bie arome votimesh,ne prag te tyre del kopeja e karkalecave dhe turma anal-istesh ish shkrimtare te oborrit, ish gazetare zeripopulliste,ish kapo te ekonomise socialiste,ish punonjes dhe kuadro te KQPPSH e deri te lolua dhe gaztori Pellumb Kurva (qe i shpifi me ato rrefenjat nga Marika). per sulmuarin te vdekurin enver hoxha dhe 100 vjecaren Nexhmije Hoxha.

      Te kuptohemi….nuk dua te mbroj ne asnje menyre ate qe ka ndodhur…por kush jane keto legena qe po behen kanibale qe per cerek shekulli nuk po mundin dot enver hoxhen qe ka 30 vjet qe ka vdekur..perse behet kjo kryqzate e pa papare ne historine e njerzimit..
      Del Uran Butka te gazeta Tema dhe na nxjerr Mugoshen,del ky baruti dhe na nxjerr Mugoshen ne te njejten linje me Kadarene qe ka 20 vjet qe rreh kete teme…del Qaniu i KQPPSH fix ne 21 shkurt dhe deklaron se enveri dogji kufomen e mehmetit me napalm,del pellumb kurva nga marika dhe do te justifikoje azilin si vampiroid me kockat e enverit,del teodor kareca dhe ai tregohet hijene me numrin e partizaneve dhe deshmoreve…

      Kapet nipi enver hoxhes sikur te ishte PABLO ESKOBARI.pikerisht ne 4 vjetorin e masakres s 21 janarit dhe doli qe akoma ato nuk kishin nisur biznesin…jo vetem kaq por “disa enverofagos” shpiken dhe nje ermal tjeter qe ishte multimiloner..dhe doli qe ishte njeri tjeter.

      Pra pse behet kjo fushate ekstremisht kanibale kur kur dhe vete shteti amerikan ka lidhur marredhenie “vellazerore” me kinen komuniste kujane kryer krime nje miljon here te perbindeshme se ne shqiperi (kujtoni tien an menin ku shtypen njerzit me tanke dhe nuk dihet numri?) apo revolucjonin e 1966 ??

      Pse behet kjo fushate ekstremisht kanibale kur kur dhe vete shteti amerikan po lidh maredhenie dipllomatike me Kuben komunste te Kastros kur dihen masakra te tilla kunder amerikane ve si ne gjirin e derrave ne 1961.

      Perseris edhe nje here: Me vjen keq per gazeten Dita qe po boton keto vuvuzela qe jane po aq hijena sa te gazeta 55 e monstres Fari Balliu..Me vjen keq dhe per ish idhullin Kadare qe si shkrimtar ka permasa planetare kurse si njeri ka nje ligesi kozmike

      Dikur kadareja shkruante:

      QE TE PERMBYSIN TY SHQIPERI DUHET TE NXJERRIN NGA BALTA DHE TE RIVRASIN TE RENET…dhe cuditerisht Ismaili eshte vene si general Zampa ne krye te ketyre kanibaleve bashke me perbindeshin Sali Elezbiberisha..

  • Ku jane ato komunistet qe edhe tani mbrojne PKSH dhe “luften çlirimtare”? Partizanet kalamaj, rreth 15 vjeç, dhe deshmoret partizane u keqperdoren dhe u tradhetuan nga PKSh, e cila ishte kopile e jugosllaveve. PKSH dhe partizanet e saj zbatuan vetem urdhera te jugosllaveve, kundra Shqiperise dhe kundra çdo partizani qe i thonte vetes shqiptar.

  • Keta i vrane vete per inate te njeri tjetrit nga kultura,ku njeri kishte kuvellur dashnoret e tjetrit!
    Kjo ka qen tradite ne shqipni sidomos ne kulturen myslimane e lereni mugoshen se skeni ci beni gomarit e i bini samarit!
    Enveri per inat te nexhmijes qe ky qe esht ne fotografi e kishte dashnore ter jeten e kujtonte nga inati e kultura qe ja kish car pocen popovici!
    po a te pelqeu kur e njohe e te dha fjalen se kerkoj te martohej,atehere mbaje dhe mos llap per popovicet e mugoshat se ata i kan provuar te paret!

  • Kam neveri të komentoj dërdëllitjet e sharlatanit kretin , Vasfi Baruti !
    Nuke di pse DITA nxinë faqet e saj me vjelljet e tij ?!
    Dua të shtoj diçka :
    E djathta ka 25 vjet që i përmend Enverit – Dushani , Miladini , Miladini , Dushani ; Titua , Serbët , Shqau , Tempo , Rankoviçi , Dushani , Miladini ………………. Etj etj !
    Po , ashtu ka qenë , Enveri këta i kishte miq !
    Por , Enveri i kishte miq këta , kur këta ishin miq më të ngushtë me Çurçillin , Stalinin dhe Ruzveltin !
    Ku bëri gabim Enveri ?!
    Që u prish me ta pas Lufte ?!

    • Ja ta thote nastradini o shoku dru me pre:

      Cercilli i Anglise jo vetem qe nuk e kish MIK Stalinin, por e urrente kaq shume sa qe ASNJEHERE nuk shkeli ne Rusine Bolshevike megjithe ftesat e shumta te bera nga komunistet sovjetike. Ruzveltit i duheshin ruset si mish per top kunder Gjermanise dhe Japonise, prandaj edhe i furnizoi me armatime dhe municione papushim para dhe gjate Luftes, ndryshe Ruzvelit ishte ideatori i Planit Famoz Marshall qe e vuri ne jte Presidenti Truman per ndihmen ekonomike te Evropes me kushtin e vetem qe vendet qe aplikonin per kete ndihme amerikane te kishin ndaluar me pare Partite Komuniste ne vendet e tyre. Franca e para e ndaloi Partine Komuniste me vrap lepri per te perfituar nga Plani Marshall, por pas saj edhe vendet e tjera te lekundura te Evropes Perendimore qe ishin yshtur nga bolsheviket e Stalinit si Italia dhe Greqia.

      Per fatin tone te keq Shqypnia ishte futur ne DAREN bolshevike qe ne Mukje te vitit 1943 e genjyer nga komunistet jugosllave me tradhetine makaber kunder interesave te Vatanit nga pederasti aventurier pa shkolle dhe sadist Enver Hoxha.

      • Nastradin poeti , ti e kupton qe te ngacmoj per shaka.Mire thote miku im “plaku”,(jo “plaku dhe deti”,tjeter miku in edhe ky), qe ti ke shume informacion te gjere, por c’è do, je magazine pa inventar. Mesa kam lexuar, biles kujtimet e nje diplomati anglez, Churchill ka qene ne Moske, biles ky tregon se bashke me Stalinin e kane gdhire duke boshatisur shishet, te dy ishin qeflinj pijesh.Biles gjwrsa vdiq Stalini i dergonte 500-600 shishe me brandy Aral, qe Churchill e vleresonte si nr 1 ne bote. Po re kerkosh gjen informacion, po ti jap falas qe te shtysh diten tek Tajvani me miqte e tu. Mundohu te jesh realist, qe Perendimi qe me dorashka e nderseu gjermanin drejt Lindjes e po ai Perendim u be aleat me Stalinin kunder gjermanit, se ndryshoi konjuktura, nuk thone kot qe politika eshte kurve.

      • Injorantit shkrimtar !
        Nga që di pak , të duket se i di të gjitha !
        Çërçilli ka vajtur në vitin 1942 tek Stalini në Kremlin , biseduan gjërë – e- gjatë dhe e mbyllën me pije e meze nga më të mirat .Çërçilli piu shumë dhe u bë tapë .
        Lëvdatat superlative , si asnjë tjetër , Stalinit ia ka bërë Çërçilli në fjalimin para Parlaamentit Anglez , në vitin 1953 kur Vdiq Stalini ( po ngule këmbë të thuash – jo , unë mund ta shkruaj se është në Internet ).
        Fol më pak e Mendo më shumë , o llafazan SHKRIMTARUC !

        • Degjo o enverist budalla qe kujton se historia mesohet me ane te internetit, degjo te tjeret qe dine dhe lexojne pak me shume se ty, degjo perpara se te fyesh dhe te ofendosh si garib firifiu fanatik:

          Winston Churchilli ishte MBRETI i sozive dhe Stalini i mesoi fintet e maskimit te tij pikerisht nga Kryeministri antikomunist anglez, qe e shpetoi disa here BOSIN bolshevik nga kurthet qe i kishte pergatitur Gestapo. Ne vitin 1942 Londra dhe Anglia ndodheshin ne nje situate tjet te veshtire rrethimi total nga deti dhe ajri i Luftwaffes gjermane qe kontrollonte edhe zogjte qe fluturonin mbi qiellin e Britanise se Madhe, prandaj edhe takimi i Stalinit me Churchillin ne 1942 ne Moske dhe Kremlin i perket letersise fantastiko-shekncore, nderkohe qe ka mbetur dhe vihet akoma ne dyshim takimi i dyte ne Kremlin ne tetor te vitit 1944 midis Stalinit dhe Churchillit pikerisht se ashtu sic e permend edhe gjermani i fundit Kryeministri anglez filloi te fliste brockulla dhe te ndante Ballkanin me Stalinin sikur te ishte

          BYREKU NE TEPSI

          me perqindje influencash te shkruara ne nje leter hallvaxhiu qe u publikua nga te gjitha mediat dhe qe hodhi menjehere dyshim per autentiken e personit qe perfaqesonte Britanine e Madhe. Ketu me poshte po te jap edhe se cfare e pyeti dhe cfare i tha Churchilli i reme Salinit te vertete ne Kremlin ne kete takim te sajuar ne vitin 1944 kur Lufta pothuaj kishte mbaruar:

          “Let us settle about our affairs in the Balkans. Your armies are in Rumania and Bulgaria. We have interests, missions, and agents there. Don’t let us get at cross-purposes in small ways. So far as Britain and Russia are concerned, how would it do for you to have ninety per cent predominance in Rumania, for us to have ninety per cent of the say in Greece, and go fifty–fifty about Yugoslavia?”

          Te ben pershtypje se Shqypnia jone nuk permendet fare ne kete bisede, ashtu sic nuk u permend fare edhe ne jalte me vone, qe ishte shansi yne per t’ju bashkuar Botes Perendimore, por Enver Hoxha ja kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin Jugosllavise Komuniste te Titos shume kohe me pare, qe ne Mukje te vitit 1943 kur hodhi pikerisht oferten angleze per bashkimin e trojeve shqyptare, qe perben edhe TRADHETINE e tij me te madhe ndaj idealit kombetar per interesat e tij meskine personale.

          Stalini para takimit ne Jalte me Churchillin dhe Rooseveltin pyeti me shaka organizatoret, pyetje qe eshte vulosur ne analet historike:

          “KETA JANE TE VERTETE APO SOZITE E TYRE?”

          qe u kalua ne heshtje nga protokolli i organizatoreve.

  • te nderuar enverofagos vampiroide !…beni pak pushim…

    nuk eshte qendra e historise boterore kjo histori tragjike..Vasfiu po ben perdhunim kufomash me keto artikuj dhe eshte e rende po aq sa ato greket qe blene kockat per ushtaret e rene ne l2b…si nuk u be nje burre te merret me grekun dhe saliserbin por merren me kufomat e shekulli kaluar..

    Ne betejen e luftes se ftohte midis enverhoxhes dhe perendimit nuk eshte mire te ndegjojme vetm kundershtaret e tij si uran butka,iskadareja favsi baruti elezbiberet,fatoslubonjen,hamitmatjanet,xhaferrdevat,blendifejzite e esat pashe tradhetarit sepse ka konflikt interesi pasi keto armiq te tij kane te drejten e tyre ta denigrojne figuren e tij dhe nuk i paragjykoj eshte 100% e drejte e tyre.

    Eshte e besueshme nje pale e trete dhe une kam zgjedhur per ilustrim Indro Montanelin nje nga ikonat e gazetarise boterore me prirje fashiste qe pasi e demaskon fuqishem Enverhoxhen ne nje liber te tij jep dhe keto ane pozitive te tij qe i ke me poshte te sintetizuara nga orgjinali
    Indro Montaneli per Enver Hoxhen
    -burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti
    -e fitoi pushtetin si partizan
    – e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    -ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet
    -Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    -Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    -Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    -Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    -në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    -Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    -për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    -ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    -Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    -kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    -Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    -Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    -nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    -në publik shfaqej rrallë
    -ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    –pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.

    E fundit nje “sekret”

    Pa u futur saliserbi ne burg per mijra krimet e tij ,e keni te kote te merreni me enver hoxhen sepse berisha dhe ato qe mbeshtesin akoma ate ne adriatik apo atllantik po i rrisin lavdine atij qe nuk e munden as te gjalle as te vdekur…Tung

    Germo vasfi germo ..

  • SHIKONI NE KETE FOTO SA E KA BARKUN ENVERI JUAJ O FANATIKE ENVERISTE DRU ME PRE QE TA KUPTONI SE SA “VUANTE” NE MAL KY “KUMANDAR” MASHTRUES ORDINER I LANC-IT JUGOSLLAV KRIMINAL.

    Me barkun si kacek Enver Hoxha nuk te jep pershtypjen qe ropatej maleve te Shqypnise i ndjekur nga fashistet gjermane, por si nje BOS pasanik qe hante tre here ne dite pula te pjekura me raki dhe birre dhe akuzonte te tjeret per ato qe bente vete. Shiqojeni more enveriste fanatike Enverin Tuaj me barkun e fryre si kacek ne kete foto mbreselenese te DITES qe te bindeni me ne fund se KUMANDARI juaj nuk ishte fare “Legjendar”, por vetem nje RUFJAN qe komandonte debilet dhe dallkauket nga vila e kunatit te vet Kryefashist dhe Kryekuisling Bahri Omari dhe qe e perdori komunizmin si nje TRAMPLIN per ta bere Vatanin si nje CIFLIG personal te familes se tij.

    Sic ka mbetur qe nga ajo Kohe e Qepes deri ne ditet tona nga BOSAT komuniste lakmitare dhe te pangopur qe i ju shofte fara e keqe bolshevike.

    • Nastradin, ky ne foto nuk eshte Enveri, eshte Qazim Mulleti, kumandari i vertete i luftes me Qepe. Enveri ishte Brenda ne vilen e Bahri Omarit, nuk ka mundesi te ishte njekohesisht ne dy vende, osé ndofta ishte UFO.

    • Shkrimtarit – kone fashiste !
      Enveri nuk komandonte debilët dhe dallkaukët . Debilët dhe dallkaukët qenë kontigjent i së Djathtës .
      Enveri komandoi partizanët që ishin dhe mbeten nderi i Shqipërisë !

      • Nuk u pergjigjet per barkun e madh te Enver Kumandarit qe e ka si te Sali Protopapes bile me te madh se i Sander Prosit ne filmin e reaizmit Komunist.

  • shqypnia dhemokratike, një republikë bananesh ku komandon dulja, janullatosi dhe gerqia , kjo është allvania e postkomunizmit. Enver Hoxha mbetet
    udhëheqësi që ka bërë më shumë Shqipërinë. E mori Shqipërinë, nga një relike të feudalizmit, dhe e bëri një vend industrialo -bujqësor, zhduku analfabetizmin, shëndetësi falas, gjatë udhëheqjes së TIJ Shqipëria ishte vend Sovran, dhe i Pavarur . sot sjemi as sovran, as të pavarur.

  • Vasfi Baruti nje kalemxhi i paguar nga kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Ky eshte nje shpifes ordiner,ANTI SHQIPTAR ne gen,qe e HA TURPIN ME BUKE!!!
    Njerez te tille e kane shitur shpirtin tek DJALLI dhe per kete vrasin edhe nenen dhe babain!!
    Ky nuk ka llogjike,nuk perdor fakte nga dokumentet,por shpifje dhethashetheme te degjuara neper wc duhe shurrosur!
    Ne se Enver Hoxha do te kushte qene sado pak i lidhur me te huajt,ai nuk do t’i SHPORRTE te gjithe qe nga anglezet e deri tek sovjetiket!
    Eshte e kote ta zgjatesh me kete IDIOT DHE ARMIK I SHQIPERISE!
    LAVDI ENVER HOXHES!!!
    VDEKJE FASHIZMIT!!!
    LIRI POPULLIT!!!
    Vasfi Baruti,qofsh i mallkuar per jete!!!

  • Nuk eshte e vertete qe Enveri mbrojti Shqiperine ne Pariz.-Cardarasi i greqise e akuzoi Shqiperine,per aleate te Italise fashiste,e shkelse e sovranitetit te Greqise(publikoi dhe listen e te vrareve e shkatrimeve te ushtareve shqiptare) dhe u perpoq te perfitonte kompesime,Enveri u bukos e nuk kish argumenta per ta kundershtuar,ne nje pushim midis seancave,erdhi per fatin e tij Sovjetiku Mikojani,e ai e perkrahu, per interesat e BRSS duke thene shprehimisht keshtu;-“ndersa Shqiperia e filloi luften si fashiste,e vazhdoi dhe e perfundoi si anti-fashiste,-kurse Greqia,e filloi si antifashiste,por e perfundoi si fashiste(eliminoi te quajturit partizane komuniste)”.Ky personalitet me autoritet, fitimtar i madh i luftes se dyte boterore,i vuri kapakun kesaj konference,qe shpetoi edhe Shqiperine nga turpi e nga kostoja financiare.-Ndersa ata qe i ha meraku se fqinjet do ta coptonin Shqiperine,hic fare mos kene merak dhe as mos i japin dikujt merita,sepse jane interesat e te medhenjve ato qe mbajne statukuone teritoriale,jo vetem shqiptaret qe skane takat te mbajne e te ruajne teritore(kufite e Shq.),por as nje shtet sado i fuqishem te jete ,kur vjen puna gjunjezohet,(shikoni harten si ka ndryshuar vetem keto 100,vitet e fundit).

  • RROFTE PARTIA KOMUNISTE E SERBISE, DEGA SHQIPERI ME THEMELUESIN E SAJ ENVER HOXHA.

    (TE VETEQUAJTURIN THEMELUES, KUPTOHET)

  • NE FOTO: Ne mes Dylberi, ndersa me xhakete lekure e mustaqe Lala (ose Laloviçi sic i therriste me perkedheli dylberi ne momente intime)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *