Mjaft më me oratoritë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Autori ka të drejtë për shkrimin mbi “Edin dhe Benin”. Shqiptarët u ngopën me fjalë të bukura e replika të gjetura. Ne duam njerëz që jo thjeshtë të heqin kollaren, por të urtë dhe trima për të bërë drejtësi për të gjithë. Të vjedhësh 7 milion dollarë, nuk të rreh njeri dhe dënohesh 7 muaj burg. Të gërvishtësh pa dashje makinën e një shefi mafioz që fatkeqësisht punon në Policinë e Shtetit, masakrohesh dhe plasesh në qeli. Duhet ta lësh fëmijën të vdesë, ose të shkosh në burg. Kur shumë kryetarë komunash me në krye banditin e Lazaratit mund të vjedhin dhe të mos paguajnë miliona. Mund të vrasësh mu në mes të bulevardit, mund të vrasësh dhjetëra vetë në Gërdec, mund të vendosësh tritol ku të duash, mund ta bësh Parlamentin paçavure me sulme e gënjeshtra si i mallkuari S.B. (mos ja shkruani me germa të mëdha emrin qoftëlargut) dhe nuk të hyn gjemb në këmbë. Duam një qeveri që sakrifikon veten për drejtësinë, për popullin e thjeshtë. Mjaft më me oratorinë brilante të Edi Ramës. Ndryshe, tani ka zgjedhje përsëri…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *