Derbi Tirana-Partizani, e parashikuar për t’u luajtur ditën e premte në “Qemal Stafa“, ku njëherësh do të inagurohej edhe tapeti i ri i barit, është vendosur zyrtarisht nga specialistët e huaj që e kanë montuar fushën, që nuk është gati.
Pra, derbi Tirana-Partizani nuk do të luhet ditën e premte në “Qemal Stafa”, ky është vendimi paraprak i marrë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Eduard Prodani, drejtori i stadiumit “Qemal Stafa“, shprehet: “Ndeshja nuk do të luhet. Nga inspektimi i sotëm i tapetit u vu re që ai nuk është gati dhe rrezikohet seriozisht dëmtimi i lojtarëve.”
Pritet të zhvillohet një mbledhje në FSHF ku do të diskutohet se ku mund të luhet kjo ndeshje duke qenë se edhe stadiumi “Elbasan Arena” nuk është në dispozicion për shkak të punimeve.
Alternativa e tjetër do të ishte stadiumi i Teutës në Durrës, por edhe aty skuadra vendase ka një ndeshje të rëndësishme të shtunën me Skëndërbeun, për këtë arsye ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për derbin e kryqytetit nëse do të luhet këtë javë diku tjetër apo do të shtyhet për një datë tjetër të lirë.
