Meksikë, dhunë e shfrenuar e policisë ndaj mësuesve

Dita

Një sërë imazhesh të publikuara tregojnë dhunën e skajshme që policia meksikane ka ushtruar ndaj mësuesve që protestonin në Acapulco.

Marrëdhëniet mes arsimtarëve dhe qeverisë kanë qenë të tensionuara qysh prej rrëmbimit dhe masakrës të dyshuar të 43 studentëve të cilët u zhdukën në shtator. Autoritetet kanë deklaruar me përgjegjësi të plotë ligjore, se studentët e zhdukur u vranë nga antarët e një karteli droge, por prindërit dhe sindikatat thonë se kjo është thjesht një përpjekje për ta mbyllur çështjen para kohe.

Mes një seri demonstratash ata i kanë kërkuar qeverisë që të vazhdojë të hetojë për zhdukjen e studentëve dhe të ndërmarrë veprime kundër autorëve të masakrës. Policia ka rrahur brutalisht mësuesit nga Unioni CETEG (Koordinatori Shtetëror i Mësuesve të Guerrero), të cilët bllokuan rrugën e aeroportit Juan Alvarez de Acapulco.

Mësuesit kërkuan nga qeveria që ajo tu japë pagat, pasi mbi 94.000 punonjës të CETEG dhe të puntorë të shërbimeve të tjera publike nuk kanë marrë pagat e tyre në Meksikë. 2000 mësues protestuan duke u kërkuar autoriteteve të zgjidhin çështjen e pagave. Edhe pse protestat ishin të dhunshme, skenat e dhunës së shfrenuar nxitën regimin në mediat sociale. Mësuesit u rrahën barbarisht dhe shumë prej tyre u shtruan në spital në gjendje të rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *