Artan Fuga: Hiqja Prenës e jepja Lenës

Dita

Profesori i njohur Artan Fuga ka analizuar situatën e fundit në vend, ku një sërë kryetarë bashkish janë vënë nën hetim për  abuzime me detyrën.

Komenti i plotë:

Ore çfarë bëhet kështu???

Kur bëhej ideimi i reformës të territorit, që në fakt është thjesht zgjerimi i kompetencave të bashkive të qyteteve edhe mbi zonën rurale përreth, na thanë se kjo bëhet meqë kryekomunarët e katundeve nuk kanë kompetenca dhe kanë abuzuar.

E mirë mo dakord, hajde po e mbyllim një sy edhe një vesh !

Hiqini hajdutët!

Por çfarë po del tani. Që disa kryetarë të bashkive të qyteteve të mëdha paskan bërë kërdinë.

Sikur nuk e dinim ne ! Po hajde thashë kur u bë deti kos lere të hanë edhe ata pak Lufra!

Atëherë kur shkatërruesit e mëdhenj del se janë kryebashkiakët, përse t’u japin edhe më shumë pushtet duke ja u marrë kryekomunarëve???

Apo ashtu kot !

Se kësaj i thonë merrua pushtetin elitave klanore-politike fshatare dhe jepua elitave burokratiko-politike urbane, të majta a të djathta, se një fytyrë kanë, që të bëjnë kërdinë jo në katund por në të gjithë rrethin.

Edhe qytetari sheh si lulëzon korrupsioni me urbanizimin e qyteteve edhe katundari mbetet me gisht në gojë se edhe për certifikatën e gjendje civile duhet të varet në Qytet, te Maliqi që e pret me hanxhar në dorë.

Ore çfarë bëhet kështu, a ka ndonjë sociolog që merret me pushtetin lokal e administrativ apo janë bërë të gjithë profesorë pa diplomë në marrëdhënie ndërkombëtare duke çuar drejt falimentimit edhe kioskat universitare që i kanë punësuar…

Share This Article
2 Comments
  • i vetmi shpetim eshte qe qytetaret e shqiperise mos te dalin ne zgjedhje ky sanc jo se nuk e kan pasur me perpara por ti thone rilindasit edi drogaxhiut stop mashtrimit ka dy vjet qe rren ju tha njerzeve qe do ti ndeshkoj ata qe kane bere krime politike dhe ekonomike , por sot pas dy vjetesh i ka harruar dhe as dhe nje gje per mir nuk eshte bere shkon e fut ne burg njerzit qe nuk kan paguar dritat dhe sali banden qe e ka djegur dhe pjekur shqiperin dhe shqiptaret bashke me banden e tij dhe te ps bashke i kane te gjitha monopolet ne shqipri keto banda jane bashke qe kure eshte bere plurarizmi ne shqiperi , dhe nuk kan se si ta denojne vete veten prandaj thyjani hundet e mushura me droge qe nuk sheh se vendi ka degraduar edhe me shum se me perpara ,une e di se ede fashisti nuk ka shkopin magjik te rregulloje ekonomin dhe ti beje shqiptaret rehat por mose te arestosh kryekriminelin e te gjitha kohrave te shqiptareve dhe bandes se tije kjo nuk donete investim te madhe apo kredi nga fondi monetare apo banka botrerore por nuk e bene se eshte pjese e saliut se sahani i buxhetit dhe i pasurive te shhqiptareve eshte i embel dhe hisen e ka marr dhe ai per sa kohe ka qene kryetare bashkie mos prisni nga nje lege qe i thoshte fatos qeni te mora nga parisi me thonje te pa perre dhe te bera zotni , pra ky eshte maskaraj i 1 miljone votave qe thote me pa turpesi qe une nuk jam prokuror apo gjykates cfar je ti atehere per se i genjeve qytetaret e shqiperise se do luftoj krimin nje njeri qe nuk i del zot vetes se tij qe ja nxjerrin foton e 17 viteve te kaluara te rrahur si qen rrugesh nga mofjozi sali dhe e ka harruar nuk ka si te mbroje viktimat e 21 janarit o popull i vetmi gure qe keni eshte bojkoti i zgjedhjee mafjoze te radhes qe vetem zgjedhje per hallet e qytetareve nuk jane tunge

  • …..katundari mbetet me gisht në gojë se edhe për certifikatën e gjendje civile duhet të varet në Qytet, te Maliqi që e pret me hanxhar në dorë.
    Ne Itali e kane zgjidhur ndryshe me dokumentat…nuk ka nevoje per asnje lloj certifikate as lindje as residence as pasurie…jane nja 12 lloje qe qytetari i vet deklaron me pergjegjesi ligjore.
    A nuk te duket e çuditeshme qe skipetari pensionist duhet disa here te paraqese çertifikata …
    Ku eshte mosha e internetit!!!Duhet qe te shkosh ne pese gjashte zyra te qeverise se Rilindjes per te marre ca dokumenta per ti çuar ne ca zyra te tjera…
    Pse nepunesit nuk e bejne vet kete gje vetem me ca “Klick”…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *