Testimi i infermierëve, Tritan Shehu: Ka ardhur koha për një reflektim nga Qeveria

Dita

Vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative  është vlerësuar dhe nga Partia Demokratike. Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në PD, Tritan Shehu e cilëson racional vendimin e marrë sot nga gjyqësori.

“Vendim racional i  Gjykatës Administrative për të ndalur arbitraritetin me “Testimin”. Kjo gjykatë bllokon “testimin” e infermierëve deri në një gjykim në themel. Ka ardhur koha për një reflektim të thellë nga Qeveria, largim nga këto metoda absurde. Duhen respektuar e duhet bashkëpunuar me profesionistët e shëndetësisë, Urdhrat përkatëse. Sistemi shëndetësor, kolegët e tij të nderuar, meritojnë me shumë respekt, reforma stimuluese sektoriale, financime dinjitoze në realizim të detyrës së tyre fisnike”, shkruan Shehu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *