Sipas një studimi të ri, mundësitë e vdekjes nga mbidoza e marijuanës janë shumë më të pakta se ato nga alkooli dhe duhani.
Të konsumosh marijuanë është 114 herë më e sigurt për shëndetin se të pish alkool, sipas një studimi të publikuar në revistën “Scientific Reports”. Në fakt, sipas hetimit, alkooli është një drogë më e rrezikshme, të paktën kur bëhet fjalë për mundësinë e vdekjes nga një dozë vdekjeprurëse. Metodologjia e studimit bazohet në krahasimin e një doze vdekjeprurëse me sasinë që një person konsumon mesatarisht, dhe llogaritjet tregojnë se është mjaft e vështirë të arrish në mbidozë duke tymosur marijuanë. Ndërsa alkooli, heroina dhe kokaina janë drogat më vdekjeprurëse.
Hetuesit shtojnë se menaxhimi i rreziqeve duhet të përqendrohet te alkooli dhe duhani pasi edhe pse janë më të rrezikshme janë të ligjshme dhe gjenden lehtë. Megjithatë studimi ka ngjallur shumë polemika mes profesionistëve të sektorit mjekësor pasi është e treguar se konsumi i marijuanës sjell ndryshime strukturore në tru dhe probleme mendore.

pse i bini nga kina………….legalizoheni kur seshte i demshem, se ajo i mungon albanezve, te rrine duke qesh gjithe diten…..si majmuni kur ha banane.
Po meqe e paskan kaq per zemer marijuanen perse e sulmuan Lazaratin, apo qe biznesi te kalonte nga njeri xhambaz tek tjetri.
Kete artikull lexojani Ristanit 😛
Po more zoterinj,por atehere shteti duhet te demshperbleje te gjithe Lazot qe u futen ne burg per kanabis sativa.Dhe te gjithe keta persona do tu shtohen rradheve te te perndjekureve politike.
E lexova tek TemA kete, biles lajmi ngjitur me kete ishte e nje cifti finlandez qe kishte gatuar akullore me marijuana dhe djali kishte dale nudo ne rruge, me nje fjale marijuana ta con trurin per dru ne mal (dhe te shpresosh qe te kthehet), po nuk te coka ne boten tjeter ama.