Goditet me levë në kokë drejtori i Postës së Shkodrës. Shkëlzen Berisha, 53 vjeç, është plagosur rëndë pak pasi ka lënë zyrën dhe është drejtuar për në shtëpi. Berisha ka qenë duke ngjitur shkallët e pallatit, kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me levë në kokë. Ai ka humbur ndjenjat në vendin e ngjarjes dhe punëtorët e postës i kanë ardhur në ndihmë, duke e dërguar në spital.
Drejtori i postës së qytetit verior i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht e ka kaluar rrezikun për jetën. Por pavarësisht kësaj, mjekët thonë se Berisha ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në kokë.
Sulmi duket se ka qenë i planifikuar mirë, pasi dyshohet se drejtori ka marrë një telefonatë për një takim dhe është bërë pre e goditjeve me levë vetëm pak minuta pasi ka dalë nga ndërtesa e Postës. Autorët e sulmit kanë mundur të largohen menjëherë pas ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton filmimet e bëra nga kamerat e jashtme të institucioneve.

hajt ishalla tek adashi ne tirane por jo kaq pak