Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të shtojnë përpjekjet për t’iu kundërvënë disa veprimeve të Rusisë në Ballkan, e cila, tha ai, synon të bëjë për vete vende të ndryshme. Gjatë një seance për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Kerry tha se Rusia po përpiqet të rindezë një lojë të rrezikshme. Sekretari i Shtetit u bëri jehonë komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vitin e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit.
Në seancën për buxhetin, Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’ju kundërvënë veprimeve të Rusisë në Ballkan.
“Rusia ka nisur një përpjekje në shkallë të gjerë për t’i kthyer vendet e ndryshme në anën e saj. Në thelb, ajo po përpiqet të rindezë një lojë ku askush nuk fiton. Ne mendojmë se kjo është e rrezikshme dhe e panevojshme,” tha Sekretari amerikan i Shtetit.
Zoti Kerry foli në komisionin e Senatit për ndarjen e fondeve, gjatë debateve mbi buxhetin për këtë vit financiar. Ai iu përgjigj komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vjeshtën e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën:
“Ajo për të cilën ne nuk flasim çdo ditë janë veprimet e Rusisë në Moldavi, Gjeorgji, Serbi, Mal të Zi, Letoni apo në vendet baltike. Kjo është një lloj lufte asimetrike që Rusia po e perfeksionon, duke blerë mediat apo duke paguar zyrtarët publikë. Njerëzit që nuk i blejnë dot, ata i frikësojnë,” tha senatori.
Senatori Murphy tha se Perëndimi nuk po arrin t’i kundërvihet kësaj veprimtarie me mjete ligjore për t’i bërë të paefektshme mjetet që përdor Moska. Senatori, i cili vizitoi vendet e Ballkanit vjeshtën e kaluar, solli si shembull Serbinë, ku ai tha se Rusia po përpiqet të depërtojë në mënyrë masive, me një ndikim më të madh se kurrë më parë. Senatori Murphy tha se janë disa dhjetra vendet që po kërcënohen nga e ashtuquajtura Rusia e re.
Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Kerry, u bëri jehonë komenteve të senatorit Murphy, duke kërkuar që SHBA të mobilizojnë më tepër burime në këtë proces:
“Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë në vijën e zjarrit. Po kështu edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Transdnestria. Ne përpiqemi të bindim njerëzit se nuk kërkojmë një lojë me Rusinë ku askush nuk del i fituar. Ne besojmë se Ukraina mund të bëhet një portë si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin”, tha Sekretari i Shtetit.
Zoti Kerry tha se SHBA po e ndëshkojnë veten në mënyrë të panevojshme duke kufizuar mundësitë që kanë për të qenë më të pranishëm në disa nga këto beteja ku ato mund të sjellin një ndryshim.

CA DEPERTIMI THOTE KY.
VETEM ME DEKLARATA, SE INVESTIME, KREDIDHENIE A FORMA TE TJERA, NUK S’NUK FARE.
(RUSIA NUK KA BREKE NE B… PER VETE, THJESHT PUTINI KA NE MENDJE ENDRRAT E BS)
RUSIA DO TE VAZHDOJE TE DISINTEGROHET TOTALISHT DHE DO TE SHKOJE DERI NE FUND PROCESI QE NISI ME 1990.
Russia esht shpetimi i ballkanit dhe nje udheheqes si putin do ta conte ballkanin drejt nje progresi ekonomik nato kerkon inflyencen e saj por kurre nje parajse ekonomike vetem skllaveri moderne sidomos kur esht fjale tek myslimanizmi !
Mire e ke o ben grekofili. Shembullin e Rusise duhet te ndjeke Ballkani; shembullin e nje shteti te botes se trete. ku intelektuali pensionist ne Moske, qe eshte sot nje nga qytetet me te shtrenjta ne bote, merr pension prej 140 US dollare ne muaj.
Ti dhe Greqia e keni stomakun ne Europe e zemren ne orientin mesjetar rus.
Ju dhe greket dote mbeteni antiperendimore.
E gezofshi prapambetjen orientale ruse!
Europe esht edhe greqia e russia e nuk jan aziate por qe nuk kupton politike kur thua se pensionistet marin 140$?
Po marin or i uruar i perendise vertet 140$ por ama nuk jan te mbytur ne borxhe por pa borxhe e punojn per xhepin e jo per te tjeret!
Standarti nuk ngrihet brenda nje nate e tua beje pensjonistve 300 $ kur nuk kan dhen nje kacidhe per kapitalizmin per ate qe punuan e kontribuan ju takoj ajo qe vertet e meritonin pra u paska dhen vetem hakun!