Çela: Edhe 3 ditë afat për të paguar detyrimet e prapambetura

redaktor

Administratori i OSHEE Çela raportoi para mediave rreth të dhënave të fundit me aktmarrëveshjet e lidhura mes debitorëve dhe OSHEE, për pagesën e detyrimeve me këste dhe uljen me 80% të kamatës.

“Të dhënat paraqiten tejet pozitive, dhe për këtë fakt dua të falenderoj të gjithë ata që pranuan të ishin të ligjshëm përballë detyrimit për të paguar faturën e energjisë elektrike”, u shpreh administratori i OSHEE.

Sipas tij në total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtësuese e pagesave me këste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nënshkruar aktmarrëveshje 203,427 abonente. 122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatëvonesave duke likujduar shumën e plotë të detyrimit menjëherë. “Rreth 80 mijë abonentë kanë lidhur aktmarrëeveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar në skemën e ndihmës ekonomike, kanë përfituar nga skema lehtësuese”, u shpreh Çela, duke shtuar se vetëm në muajin shkurt, ka mbi 80 mijë aktmarrëveshje të lidhura

. “Në total, vlera e aktmarrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë aktmarrëveshjeve për pagesat me këste”, cilësoi kreu i OSHEE. Në fund të deklaratës Çela u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë lidhur marrëveshje që të respektojnë afatet e vendosura si kusht. Në të kundërt, paralajmëroi daljen nga skema dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *