Muçaj i Kristalit: S’kam njoftim nga policia si i kërkuar, shleva detyrimin

redaktor

Pronari i Spitalit Universitar Kristal, Ahmet Muçaj, kundërshtoi dje njoftimin e Policisë së Durrësit, se është një person i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

Biznesmeni iu kundërpërgjigj komunikatës zyrtare, duke thënë se “nuk ka asnjë njoftim zyrtar për paraqitje në polici, e aq më pak të jetë person në kërkim”. Objekti i ndërtuar në Rinas të Krujës sipas Muçajt, është një objekt që nuk është në funksion prej disa vitesh.

“Task-Forca Njësia Operacionale Speciale, më 23 shkurt 2015 ka ushtruar kontroll në objekt dhe ka lënë një proces-verbal për ndërprerje të energjisë elektrike, pasi ka detyrime të faturave të energjisë elektrike të pashlyera ndaj OSHEE-së. Detyrim i cili u përmbush nga z. Muçaj më datë 25 shkurt (dje)”, thuhet në këtë deklaratë. Gjithashtu biznesmeni Muçaj shprehet se gjendet në Tiranë dhe nuk është i kërkuar.

Policia e Durrësit në njoftimin e saj zyrtar të datës 24 shkurt bënte me dije se kishte nisur procedim penal në mungesë dhe e kishte shpallur në kërkim, pasi gjeti një lidhje të paligjshme në objekt.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *