“Monitor” raporton se kanë dështuar sërish negociatat e qeverisë shqiptare me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për të lejuar ndërtimin e një aeroporti tjetër në Jug.
“Burimet në Ministrinë e Transporteve bënë me dije se, bisedimet kanë rezultuar pa sukses dhe Riransi do të vijojë të gëzojë të drejttat e monopolit për fluturimet ndërkombëtare që rrjedhin nga kontrata e koncesionit”, shkruan revista në fjalë.
Negociatat u parlajmëruan nga ministri Haxhinasto në fillim të vitit 2014, por duket se kontrata që zgjat deri në vitin 2025 i jep të drejtë koncesionarit të diktojë.
Për këtë arsye lindin dyshime për komcesionarët që ka mdërmend të japë kjo qeveri në disa sektorë, pa lejuar situatë monopol, ndonëse nuk ka ndonjë shenjë se një gjë e tillë e shqetëson qeverinë.
Dhe sesi veprojnë qeveritë shqiptare në këtë drejtim shërben edhe shembulli në fjalë, teksa “Monitor” shton se “qeveria shqiptare nuk ka rishikuar tarifat për më shumë se 7 vjet, ndërkohë që kontrata detyron rishikimin e tyre çdo 3 vjet”.

po qeveria ska kohe te shohe faturat e dritave……..do ti vije koha kontratave ti shikoje qeveria para 2030………!!!!!!!!!!!!!!!