Tom Doshi: Lufta me Ramën sapo filloi…

redaktor

Tom Doshi ashpërson qëndrimin e tij ndaj Qeverisë dhe nga kërkesa për ndryshime ministrash, gjatë ditës së djeshme deklaroi se ka luftë personale me kryeministrin Edi Rama.

Pas një takimi informal të Ramës me gjashtë deputetë të PS-së, deputeti i Shkodrës deklaroi për gazetarët se mes tij dhe Edi Ramës nuk do të ketë më paqe.

Do t’i bëj me dije Edi Ramës që qysh sot e mbrapa, mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do ta shohë se kush është i humbur prej kësaj lufte.Çdo gjë do t’ia bëj publike, por edhe ai t’i bëjë publike ato çfarë thotë ai që unë e kam bërë për interesat e mia. Kur të flasë unë më tepër, do të dridhen themelet e mazhorancës dhe Qeverisë”, tha deputeti socialist.

Doshi tha se oponencën kundrejt Qeverisë nuk e po bën për interesa personale, por për shkak se zona e tij nuk ka marrë asnjë investim.

Edi Rama është mosmirënjohës, është bukëshkelur për mua dhe për gjithë ata që votuan në Shkodër dhe ky do ta shohë edhe në zgjedhje lokale”, tha Doshi.

Deputeti i Shkodrës shtoi se nuk do të iki nga Partia Socialiste, duke mohuar në këtë mënyrë zërat se një ditë më parë ai është takuar me ish-kreun e demokratëve, Sali Berisha.

Nuk kam lidhje me zotin Berisha. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”, tha Doshi.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Doshi i është drejtuar vendit të tij në sallën e Parlamentit. Ka ndenjur pak, i ka komunikuar diçka ministrit Beqaj teksa është larguar drejt kafes.

Komunikimi kërcënues me Ramën

Deklarata e fortë e Tom Doshit jashtë sallës së Parlamentit ka vazhduar edhe brenda Kuvendit.

Në momentin që ka ardhur kryeministri Edi Rama në sallë, Tom Doshi i është drejtuar atij me gjeste dhune, por pa u kujtuar qartë se çfarë fjalësh i ka thënë.

Sipas pamjeve që transmetuan televizionet, duket një komunikim aspak normal mes kryeministrit dhe deputetit.

Më pas ka ndërhyrë deputeti Koço Kokëdhima, i cili ka ftuar në diskutim deputetin e Shkodrës.

Nëpërmjet një gjesti me kokë, kryeministri u ka kërkuar të dy deputetëve të diskutojnë jashtë sallës.

Të dy ata kanë ikur bashkë me makinën e deputetit Kokëdhima dhe sipas informacioneve që janë raportuar në media janë ulur në një restorant te “Shallvaret”.

Me dy deputetët raportohet se ka qenë dhe një tjetër socialist dhe për disa orë janë zhvilluar negociata për të pajtuar palët.

Më pas Kokëdhima është rikthyer në Kuvend, nga ku dhe ka bërë një deklaratë për mediat, duke thënë se:

“Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia”, tha Kokëdhima pas përfundimit të seancës së djeshme plenare.

toma

Zemërimi i Tomës

Nga Bedri Islami

 

Nuk është herë e parë që deputetë, në dy krahët e politikës, janë zemëruar ndaj liderëve të tyre kur ata janë në pushtet. Nuk e di pse ndodh kështu: Joshje nga pushteti, lodhje nga pritja, fillesë e zhgënjimit të njerëzve që kanë pranë, rënie e reitingut politik dhe një tundim i fuqishëm për të thënë atë që mendojnë se është e drejtë; pazare të panisura apo fjalë të pambajtura.

Që kur kanë nisur lojërat politike të 25 viteve të fundit, kemi pasur shpërthime të tilla. Në kampin shqupas kanë “shpërthyer” dhe janë ronitur më pas, njëri pas tjetrit, Ceka, Imami, Pashko, Zogaj, Demeti, Pollo, Ruli, Shehi, Kopliku, Meksi, Blerim Çela dhe të gjithë kanë thënë një mijë e një të zezat për shefin e tyre, sa që të mendosh se sot janë ende nën sqetullën e tij, (jo të gjithë), të bën çudi me karakterin e tyre dhe të duket sikur nuk kanë folur njerëzit me një mendim të konsoliduar, por zvarranikë politikë, të cilët, si djemtë plangprishës, janë rikthyer.

Tek socialistët, për shumë kohë ka qenë heshtje, por edhe ata kanë pasur krisjet e tyre, ndër të cilat, më e rënda dhe me pasoja ishte ajo që nuk mendohej se do të mund të ndodhte: Ndarja e Metës nga strukturat që e bënë kryeministër dhe fillesa e një lëvizje të re socialiste, që më shumë është e djathtë se e majtë. Në epokën “Rama”, kishte një fillesë, ajo që mund të cilësohej një rrugë ndryshe e Ben Blushit dhe një katërshe rreth e rreth tij, nga të cilët, më i “famshmi”, Kastriot Islami, si nuk i bëri dot ballë tundimit të anonimit, gjeti rrugën për të shkuar tek ata që dikur i kërcënonte se “do u çajmë kokat”.

Edhe kjo që ndodh tani, mëria e Tomë Doshit me kryeministrin Rama, nuk është një gjë e re, e paparë dhe e padëgjuar. Edhe akuzat e tij se “do të dridhen themelet kur të flas”, nuk janë një gjë e re. Akuzat që i kanë bërë Berishës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha strukturat ndërkombëtare, bile – bile edhe tek zonja Pack, kanë qenë shumë më të përbindshme, dhe po ashtu, nuk kanë tundur asnjë themel.

Nuk kanë tundur dhe nuk do të tundin për një shkak të vetëm: Politika jonë nuk ka themel. Ajo është një mish-mash i padëgjuar idesh, ku nuk ka vizione ose ka shumë pak të tilla, në të cilën nuk e dallon dot militantin e duhur nga allishverishi i njohur, në të cilën nuk gjen se ku fillon e ku mbaron e majta, dhe në të cilën trase ecën e djathta; ku të gjithë, sa janë në opozitë, janë si grusht graniti rreth partisë, dhe, sa bëhen pushtetarë, fillon e mendon secili për vete dhe ia lënë zotit të mendojë për të tjerët.

Të gjithë socialistët kanë besuar, e jo vetëm ata, se ndryshimi i qeverisjes do të thotë një rrymë e re e perceptimit të politikës, se ajo do të ishte më njerëzore, më ndëshkuese sidomos, dhe ndëshkimi në këtë rast është njerëzor; kanë besuar dhe shumë vazhdojnë të besojnë se përmes një vizioni të ri rilindës do të kishte më shumë hapësirë për të drejtën, saktësinë dhe ndershmërinë. Mirëpo ata shohin ende se si zgërdhihen me fatin e tyre ish bllokmenët shqupas, të cilët kanë krijuar tashmë “disa blloqe” parajse jetese dhe askush nuk merr mundimin të hetojë për këtë pasuri; ata shohin se si militantët e aftë për punë, të dëbuar dhunisht nga pushteti shqupas, janë ende të papunë, sepse edhe pushteti i ri i percepton si shumë të ndershëm; ata vërejnë se premtimet po kalojnë në kalendat greke, çka do të thotë se po anashkalohen disa, ashtu si po realizohen të tjerat; disa janë lodhur nga pritja e gjatë dhe duan ndryshim më të shpejtë; ashtu si ka edhe prej tyre që kanë pritur të përfitojnë nga votat për të qenë pjesë e klasës së të pasurve.

Qeveria e sotme, për të cilën kam dhënë mendimin se me ta mund të qeveriset lehtë, por jo gjatë, ka mjaft përparësi; por ka edhe një të metë të madhe: disa prej tyre nuk kanë qenë në elitën e militantëve, nuk e dinë se çfarë do të thotë të mbështetesh tek njerëzit aty poshtë, që të bësh së bashku me ta një njësi të përbashkët. Disa nga ata janë shtresë e burokracisë së partisë socialiste, të shkolluar, por pak të rrahur me atë që i jep jeta një njeriu të politikës. Ata, disa prej tyre, kanë mendimin se duke qenë aparatçikë të mirë dhe besnikë ndaj shefit, e kanë bërë detyrën, ndaj edhe nuk lodhen të hapin telefonin për kolegët e tyre deputetë, kanë harruar edhe zonën që i ka zgjedhur si deputetë dhe, mbi të gjitha njerëzit që janë përplasur me një falangë pëdëiste që ata të jenë sot ministra.

Nuk e kam takuar kurrë Tomë Doshin e as nuk kam folur asnjëherë me të. E njoh nga ekrani i TV dhe jam i bindur se nuk më njeh as për fytyrë. Kur, në fillimet e pluralizmit, si gazetar i pozitës, përpiqesha të jem i pranishëm, Toma nuk ishte aty, por kjo nuk do të thotë se është më pak i besueshëm. Përkundrazi, ai ka pasur sprova më të rënda se fillimet e viteve ‘90, kur ende mllefi dhe harami nuk ia kishte zënë sytë Berishës, që do e çonin deri në vrasje.

A ka të drejtë ai? Kjo nuk është e rëndësishme tani për tani. Disa gjëra, ashtu si i tha ai, më bëjnë të mendoj se qeveria e sotme ka një shpërfillje të lehtë ndaj qytetit të Shkodrës dhe viseve veriore, për të cilat mund të bëjë më shumë. Fakti që, për herë të parë, Shkodra nuk është më bastion i një partie të vetme, por luhatet mes dy rrugëve, ka të bëjë edhe me punën e Tomë Doshit. Mbi të gjitha me punën e tij. Nuk e di nëse ai ka kërkuar ndonjë shpërblim për atë që ka bërë dhe nëse e ka marrë apo jo, por që një deputet, deri dje i dorës së parë në krahun e shefit të qeverisë, të bëjë shpallje publike lufte me kryeministrin, ashtu si kishte bërë dikur një shpallje të tillë me Berishën, nuk është një shenjë që duhet kaluar vetëm me një paragjykim se “diku i është prishur qejfi Tomë Doshit”, apo se “Toma ka interesa vetjake”.

Njeriu zakonisht prishet e bie në mëri me miqtë e tij. Me të huajt nuk e lidh asgjë. Edhe Tomë Doshi është në mëri me një mik të tijin, mirëpo zemërimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me një njeri, qoftë dhe shefi i qeverisë. Nëse performanca qeverisëse është e dobët, ka ende vend për të qëndruar; nëse shefi i qeverisë ka filluar të harrojë fjalën e dhënë, ai është ende këtu; dhe mbi të gjitha, si e kam thënë disa muaj më parë, lëvizjet nga njëri krah në tjetrin nuk kanë ndodhur për herë të parë në këtë vend.

Megjithatë nuk duhet ngutur për të paragjykuar një deputet, vetëm sepse është mëritur me shefin e tij. Pas çdo mërie qëndron një kauzë ose një vjegëz për të tërhequr nga vetja. Zemërimi i Tomë Doshit ishte kauzë apo vjegëz: Këtë e dinë më mirë se të gjithë ata që aktualisht janë përballë njëri tjetrit, kur ishin deri dje në krah të njëri tjetrit.

Natyrisht Tomë Doshi nuk ka fuqinë e Ilir Metës për të bërë një parti të re, e cila të jetë forcë e katërt në parlamentin shqiptar. Mund të jetë i pasur sa Ilir Meta, por statura e të parit është e rritur prej shumë viteve, nga e njëjta forcë politike, përmes së cilës është rritur edhe statura politike e Tomë Doshit.

E natyrshme që opozita është e gëzuar. Shumë shpejt ata do kenë rastin të ngrenë staturën e një heroi tek ai që dikur kanë gjetur kundërshtarin, mafiozin e kërcënuesin. Vrapoi edhe shtërgu i vogël i Berishës për të bërë gjykatësin, duke harruar se ajo që është thënë për babanë e tij, nga miqtë e tij, është ku e ku më e përbindshme. Sidoqoftë, opozita që po bëhet gati për të ngrënë një mollë sherri, shumë shpejt mund të ketë dhëmbë të mpirë.

A është ky një zemërim i çastit? Nuk e besoj, disa gjëra kanë nisur edhe më herët, disa mund të bëhen më të qarta më vonë. Mes deputetëve dhe qeverisë është gjithnjë një hallkë lidhëse. Ata që mund ta shkëputin këtë hallkë janë qeveritarët, ata që mund të bëjnë sherrin janë deputetët. Si në rastin e tashëm.

A do të jetë një zemërim i gjatë? Nuk e besoj.

Share This Article
19 Comments
  • ka plas keq konflikti interesit,,,,,,,,o Tom ta futi me lezet kallomi,,,,,,,ti ishe sponsori 21 janarit meritat po i merr 2K-ja,,,,,,,mos u merit se kshu e ka jeta hidh mut e shtro peta…..!!!!!!!!!!

    • E kishte marre uria te shkretin i kini pare ato reklamat kur behen njerzit si pordhace kur nuk kane mgrene keshtu i ndodhi dhe Tomes se gjore eshte goxha burre ai do shume tagji.

  • Derrat po mblidhen,po shah en,edhe po puce,po derra prape Jane!
    Mos i votoni zgedheni njerezet te pamvatur,qe nuk Jane te kapur me intéresaperverse!

  • Po Cte bejne I rregullojne punet I japin ndonje tender, para nga banka se ka plot tani, e ja mbyllin gojen tomes. Rradhen tjeter e heq Edi kete Tomen ska cfar I duhet limon I shtrydhur eshte.

  • Eshte e dyta here qe beni zap kete dem te harbuar. Sa here mendoni se do te ndodhe qe ky dem i harbuar do te hedh vickla kur i futet hosteni ne prapanice nga dikush, dhe ju duhet ta zbusni? A e keni menduar se do vije dita qe ai do te leshohet nga zinxhiri dhe ju nuk do jeni ne gjendje t’ia permbani briret qe i dalin here pas here!

    Ju rrofshin aleancat qe keni bere se po vine ere nga larg. Qe nga LSI qe kerkon thelen e majme ne zgjedhjet lokale e deri tek Tom rrugac Doshi!

    Hajt i gezofshi!

  • KOCO! Toma nuk perfshihet nga emocionet por je ti personalisht dhe ndonje tjeter si ti qe, per shkak te njohjeve dhe lidhjeve te vjetra me Ramen, po e coni kete te fundit gjithnje e me shume ne rruge te gabuar. Ne qofte se rama nuk i respekton te gjithe deputetet njelloj, nuk i degjon sugjerimet dhe kerkesat e tyre dhe vazhdon te terhiqet nga hunda nga LSI, ju do te kini nje fund edhe me te shpejte, edhe me te turpshem se krimineli Sali Berisha. Shikoni Shkodren. Te gjitha drejtorite qe ka marre LSI janer te korruptuara, por mbi te gjitha, si nje cerdhe hajnash, shquhet ZRPP ku, per te marre nje dokument te thjeshte te kerkojne qindra dhe nganjehere edhe 2 mije euro. Kjo eshte Rilindja? Prandaj vijani gishtin kokes mire.

  • Tom !
    Je socialist i vertete dhe ke punuar dhe sakrifikuar shume per PS , prandaj si trim qe je , mos ua perto ketyre horrave qe nga Ram mashtruesi e ministrat qe nuk kane asnje lidhje me PS.

  • Shajme llumin e PS te cilin e votuam vete.Hoqem nje llum si Berisha per ta zevendesuar me llumra Koco-Tom e kompani,te cilet Rama i ka te preferuar.Nuk ka PS njerez te ndershem?Natyrisht ka por fatkeqesia eshte se sjane shija e Rames.Shihni grupin edeputeteve qe takon ne kryeministri.Asnje te sakte .E keqja edhte Rama qe PS po e perdor si karte higjenike.

  • Nuk e dua “zgjidhjen” e problemeve shqiptare, nga drekat e Koco Kokedhjerit dhe ordinerit Tom Doshi. Kjo eshte gropa e gjirizit, qe nuk le vendin tone te ngreje koke, tash 25 vjet.
    Jashte me njerez te degjeneruar.!!!

  • Toma eshte si ajo lopa e mire qe e mbush koven me qumesht e mandej e derdh. Mund te kete pasuri por I mungon elokuenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *