Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
E dini o shqiptarë
Kë keni në opozitë
Një tufë banditë e kusarë
Që kanë vrarë e kanë grabitë.
Kur dëgjon Lulkën që flet
Ky kusar si i pari
Thua s’ishte në pushtet
Vodhi sa deshi barbari.
Dy hajdutë, dy kriminelë
Njëri plak, tjetri i ri
Për këtë vend janë bërë ferrë
Se nuk kemi drejtësi.
Çdo ditë leh si zagari
Se i dhimbset ky milet
Kujton njëzetë e një janarin
Atëherë dhe më shumë bërtet.
Mos u mashtroni o popull
Nga ato që thonë barbarët
Janë ata që hëngrën groshët
Dhe boshatisën thesarët.
Kryetar me votë të vjedhur
Do ikësh me bisht në shalë
Mos pandeh se ja ke hedhur
Për milionat që ke marrë.
Llomotisni cipë plasur
Se Rama s’e rruan fare
Shqipëria do bëjë shtet
Dhe ju do ngelni fekale.
Gaz e shëndet! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
