Letër e nënshkruar,
Preng Pjetri, Lezhë
Nuk mungon dhe as nuk hesht Berisha dhe suflerët e PD-së së denoncuari qeverinë Rama, se gjoja po persekuton krybashkiakët e majtë për hakmarrje. Çudi me këtë zotëri si e ka humbur fare intuitën dhe logjikën. Mirë kur mbrojti Mziun e Kamzës apo Fullanin e bankës, po me të majtët çfarë e lidh e çfarë e shqetëson këtë “avokat” harrakat?! Ah po, Berisha tashmë e ka sëmundje kronike të shpifë
e të akuzojë me hir e pa hir. S’pushon kurrë ky hyzmeqar i madh i popullit. E dëgjuat ku thotë medoemos duhen zgjedhje të parakohshme, doemos zotëri. Don zotrote pushtetin me çdo kusht, po fli i qetë se sikur një herë në dhjetë ditë të bëhen zgjedhje, ju s’riktheheni me në atë karrigen tuaj prej killeri. Duart tua dhe të Bashës janë akoma me njolla gjaku shqiptarësh ore ditëzi. Por dua të them mos u krekos aq shumë se edhe nëse do të amnistojë drejtësia, do të dënojë qytetaria që tashmë s’ta ka njeri frikën.
