Tentohet grabitja e argjendarisë në Tiranë

redaktor

Një argjendari është tentuar të grabitet në orët e pasdites së sotme në kryeqytet.

Të paktën dy persona të maskuar dhe të armatosur tentuan te hyjnë në argjendarinë që ndodhet në fillim të rrugës së Dibrës.

Por masat e sigurisë të marra nga pronari i argjendarisë, kanë shmangur grabitjen.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa autorët janë larguar.

Gjithsesi ato janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, teksa ishin në pjesën e jashtme të argjendarisë, e cila ka rënë preh e grabitjeve edhe më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *