Rama kërkon nga Rumania që të njohë Kosovën

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Rumani gjatë ditës së sotme, ku është takuar me homologun e tij, Victor Ponta.

Rama ka thënë gjatë një konference për shtyp me homologun e tij rumun, se është një vend mik me të cilin na lidh historia, kultura dhe qindra studentë dhe familjarë që gjenden atje.

Dhe po ashtu na lidh një bashkëpunim jashtëzakonisht i ngushtë mes dy qeverive tona. Në 18 mars të një viti më parë, ministri erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e bashkëpunimit mes nesh.

Sot kam kënaqësinë të them se ajo ç’ka kemi folur, ka filluar të kthehet në hapa dhe rezultate konkrete”, tha Rama.

Ndërkohë, ai ka kërkuar nga Rumania, që të njohë pavarësinë e Kosovës.

E fundit, kërkesa ime e përsëritur, jo për nga rëndësia, është urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën, dhe t’i japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në procesin e atyre vendeve demokratike që e kanë njohur Kosovën.

Ne besojmë që sot, njohja e Kosovës nga Rumania nuk është më një çështje bilaterale, por çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët evropiane dhe e fuqizimit të saj, që të mos lejojmë që të tjera forca të përfitojnë”, tha Rama.

Share This Article
6 Comments
  • Homologu i Rames sot ne Rumani ne mos gaboj nuk eshte me Ponta, por Karl Johanis, Rumun me origjine Gjermane. Ponta eshte ishhomolog, prandaj informohuni me mir zotrinj gazetar

    • I nderuar Epiriiiii, këta zotërinjtë gazetarë rezulton që janë të mirëinformuar. Kot u ke hyrë në gjynah, se Karli është president, dhe Viktori është akoma kryeministër që prej 2012. Gjithësesi, përtej këtij detaji, uroj që të përfitojmë nga miqësia që ka kryeministri ynë me homologun e tij rumun, që edhe Rumania të bëj së shpejti njohjen e Kosovës.

  • Edhe ti o Adi si i pjerdh me dukesh. Ti je tamam si ata kalamajt qe besojne akoma tek “Babagjyshi” i vitit te ri. Te shpresojme thua nga miqesia qe ka Kryem jone me ate Rumun.
    Po ste vjen turp qe bie ne kete dehrexhe dhe mendon se si shkak i nje miqesie qe askush nga ne nuk e di se e kujt niveli eshte, te shpresosh se ai do te njofi Kosoven. Me vjen keq per ty se je dhe gazetar me pervoje, por njohja e ketij niveli nuk ka te beje me kafete, apo me ndonje dreke qe mund te kete ngrene Kryem Jone me ate Rumun, pasi ky i Joni te gjithe “Shoke” i ben ata, une nuk di qe ne kete nje e vit e gjysem qeverisje, me keto Homolog qe mund te jete takuar, mos te na kete hapur barku Ne duke na thene eshte miku apo shoku Im. Njohja miku Im eshte nje Dimension me i madh dhe me i thelle akoma, por une sdo mund dot te te shpjegoj ty lidhjet dhe marreveshjet qe ka Rumania me Serbine, apo interesat qe e lidhin ate me Memen e Serbise, Rusine. Hap edhe lexo minimumi, se informacioni ty nuk te mungon.

    • Eutelsati, je pak i vonuar ne konkluzionet e tua. Rumania eshte e vetme perball Rusise, qe duket se ka ne plan te dale ne kufi te drejtperdrejte duke marre Transistrian dhe Moldoven, dhe Rumania ka hesape te palara me Hungarine. Sa per Serbine, Rumania e di fare mire se Srebia eshte Rusi e vogel, qe nu i kihet bese. Rumania po kthjellohet, dhe e sheh shtetimin e saj nga ruset, vetem tek NATO.

  • Rumania nuk duhet te qendroj ne kete nivel p[er Kopsoven.C`fare i prish pune Rumanis lidhur me Kosoven. Apo ka hallin e trasivanise. Une e dije qe trasivanina eshte nje komunitet i ngulem aty dhe jo autokton.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *