Mjerimi i policit privat

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! U fol shumë nga qeveria dhe në Parlament për ligjin dhe ngritjen e rrogës në 50% të pagës aktuale për punonjësit e policive private. Edhe dita sot, jo vetëm që rrogat nuk janë ngritur, por për leje të zakonshme e pushime nuk bëhet fjalë. Po vazhdohet të abuzohet me mënyrat e pagesës nga administratorët e firmave private. E quajnë veten shenjtorë dhe të paprekshëm nga shteti. Po na humbet besimi edhe te Rilindja. Deri kur shtresa punëtore që rron me djersën e ballit do të shfrytëzohet nga njerëz arrogantë e të papërgjegjshëm? Thonë që qengji i urtë pi dy nëna, po i egri po pi kopenë! Makineria e shtetit duhet të veprojë edhe te policitë private, gjërat nuk duhet të rrinë vetëm në letër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *