Zyrtare: Ndeshja Genoa – Parma shtyhet

Dita

Genoa – Parma, nuk do të zhvillohet të dielën, ashtu siç ishte planifikuar. Liga italiane e futbollit ka njoftuar se ndeshja është shtyrë për shkak të gjendjes së rëndë financiare me të cilën është duke u ballafaquar skuadra pritëse. Futbollistët e Parmës kanë refuzuar të paraqiten në ndeshjen e radhës me ankesën se ende nuk kanë marrë asnjë pagë deri më tani gjatë këtij sezoni. Tani për tani, ende nuk është caktuar një datë e re për zhvillimin e ndeshjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *